Pa Fokus Tetor | Page 27

FIlmi më mirë i përshtatur sipas titullit orig jinal të shkrimtarit kinez dhe fituesit të cmimit NOBEL Mo Yan. Filmi është g jërësisht i vlerësuar nga kritika dhe filmadashësit dhe rradhitet si një nga filmat më të mirë të përshtaur prej një libri. IMDB: 7.4/10 Rotten Tomatoes: 100%. Fitues i Ariut të Artë Berlin, 1988. Bota në sytë e Mo Yan Në fëmijërinë tuaj, ju kishit një lidhje të ngushtë me natyrën. Kur i hidhni një vështrim Kinës sot, si ndiheni? Mo Yan: Unë jam një konservator. Madje e kam shprehur shumë qartë në librat e mi këtë gjë. Në librat “Life and Death are Wearing Me Out” dhe “Big Breasts and Wide Hips”, kam shprehur dhimbjen dhe zemërimin tim mb shkatërrimin dhe përdorimin e tepërt të mjedisit. Gjithmonë kam besuar se në duhet të ngadalësojmë rritjen e shpejtë të zhvillimit. Nuk duhet t’i shfrytëzojmë gjërat kaq shpejt. Ne duhet të mbrojmë kulturën rurale dhe trashëgiminë natyrore. Mjaft shndërrimit të të gjithë fshatrave në qytete. Ne duhet ta lëmë tokën të pushojë. Ne nuk duhet ta punojmë tokën aq shumë si të ishte një njeri. Jam shumë i pikëlluar për ndotjen dhe shkatërrimin e mjedisit të Kinës që nga vitet 1980. Sinqerisht ndihem shumë keq për këtë gjë. Kur shikoj që kudo janë ndërtuar fabrika, madje edhe në fshatra… Kur shoh se lumi në të cilin kam notuar dhe kam peshkuar kur isha fëmijë sot është shndërruar në një kënetë të pistë, nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen time. Kur shoh që në fshatin tim në pemë ka të varura qeska të vjetra plastike… Kjo lloj ndotjeje plastike më frikëson. Ja pse, kur mbaj fjalime në Japoni dhe vende të tjera, gjithnjë kritikoj këtë lloj mbipërdorimi që fokusohet vetëm në fitimin ekonomik duke u bazuar mbi një zhvillim të pa themel. Përgatiti: Alketa Halilaj