E mbaj mend që kishte shumë fëmijë në fshatin tim. Kur dielli dilte në dimër, ne të gjithë mbështeteshim pas
një muri dhe bënim banjë dielli. Rrobat tona ishin të gjitha të grisura dhe të vjetra. Ne kishim pak mundësi
për veshje. Ne gjithashtu e kishim stomakun të fryrë për shkak të mungesës s? ? ushqimit. Këmbët dhe krahët
tanë ishin të hollë, tipike për fëmijët që vuajnë urie.
Kam qenë goxha çapkën kur isha në shkollë fillore dhe jam përjashtuar në klasë të pestë. Por nuk bëhesha
dot pjesë e krahut të punës së të rriturve pas përjashtimit pasi nuk kisha shumë aftësi për të punuar. Kështu
unë kullosja bagëtitë dhe delet i vetëm. Në një ambient të tillë të vetmuar njeriu nuk ka kujt t’i flaës tjetër
përveç kafshëve dhe bimëve. Mendoj se fëmijëria që kam patur ka qenë vërtet unike.
Kur më vonë fillova të shkruaj, gjithçka e fëmijërisë mu kthye në kujtesë, kështu që unë i përdora ato kujtime
të përshtatura me ide dhe ngjarje të jetës reale kur krijova novelat e mia të para.
Letërsia
A mendoni se letërsia nuk është domethënëse për publikun e përgjithshëm në ditët e sotme?
Mo Yan: Lidhja midis natyrës dhe realitetit; është lidhje emocionale për njerëzit; është një temë mbi të cilën
kanë ngritur shumë teori. Perspektiva ime në letërsi është: Së pari, mos e mbivlerëso. Mos prisni që një
novelë, poemë apo pjesë e shkruar të ndryshojë realitetet e shoqërisë sonë. Ky është një pretendim i madh.
Sigurisht, ka ndodhur që një pjesë e letërsisë mund të ketë çuar në luftë. Por incidente të tilla janë shumë të
rralla. Më së shumti, ndikimi i letërsisë është shumë i butë.
Kjo sepse letërsia është një formë e artit. Në sajë të vlerësimit të estetikës, ndikimi është i ngadaltë dhe
diskret, ashtu siç shiu i pranverës njom tokën. Prandaj mendoj se vendosja e letërsisë në një piedestal kaq të
lartë, duke pritur që ajo të ndryshojë realitetin, do të thotë t’i japësh shumë peshë ose përgjegjësi.
Por letërsia as nuk duhet nënvlerësuar sepse nuk është diçka vetëm për të kaluar kohën; qëllimi i saj nuk
është vetëm për të treguar histori që na bëjnë për të qeshur. Mendoj se vlera më e çmuar e letërsisë është
studimi që ajo i bën shpirtit njerëzor. Letërsia vlerëson atë çka është e vërtetë dhe e këndshme. Ajo shfaq dhe
kritikon atë që është e errët dhe e shëmtuar. Qëllimi i saj themelor është të pasurojë dhe hapë mendjet tona
e ne të bëhemi njerëz më të këndshëm e më shpirtmirë.
Nëpërmjet këtij transformimi të njeriut letërsia ndikon në zhvillimin dhe përmirësimin e shoqërisë tonë. Por
mendoj që ky është një proçes gradual.
Më pëlqen të bëj një analogji të lidhjes që ka shoqëria me letërsinë; është si lidhja që ka njeriu me flokët e
tij: sigurisht që është mirë të kesh shumë flokë. Dukesh bukur dhe të ndihmojnë si mbrojtëse për kokën. Por
nëse dikush nuk ka shumë flokë, ashtu si unë, ska gjë sepse unë jam prapë i shëndetshëm. Kështu ndodh
edhe me letërsinë. Një shoqëri mund të ketë shumë novella, poema, poetë e shkrimtarë dhe kjo është diçka
e mirë. Por nëse ka pak nga këta, shoqëria prapëseprapë…mbijeton. Kështu që mendoj se letërsia ose arti
në analogji janë si flokët e njeriut.
Si përfundim, kur një njeri vdes, ai varroset në dhè. Nëse ai zhvarroset pas disa vjetësh, ne do të shikojmë që
mish ii tij është shndërruar në dhè por flokët e tij kanë mbetur. Me këntë dua të them se në shoqëri shumë
gjëra ndryshojnë apo zhduken por vetëm letërsia dhe arti mbeten.
Kjo është një analogji shumë interesante. Në momentin që filluat të shkruanit, cila ishte shtysa kryesore?
Çfarë kishit në mendje?
Mo Yan: Kam thënë vazhdimisht paksa me shaka e pak seriozisht se shtysa ime e parë për të shkruar ishte
se doja të jetoja një jetë të lumtur duke ngrënë dumplings tre herë në ditë. E kam thënë kaq shpesh saqë jam