2012
Intervistë
Mo Yan, Fituesi i çmimit NOBEL në Letërsi
Intervistë me Mo Yan, 6 Dhjetor 2012.
Intervistuesi është YuSie Rundkvist Chou
JETA
Z. Mo yan, do të doja t’ju përgëzoja për Çmimin tuaj Nobel në Letërsi dhe doja t’ju pyesja…Ju keni lindur
në një fshat në Shandong nga prindër të pashkolluar, si filluat të shkruanit?
Mo Yan: Po, kam lindur në një fshat në Shandong, por babai im ishte i shkolluar. Ai studioi në një shkollë
private fshati dhe ishte një intelektual i arsimuar fshati. Ai gjithmonë na inkurajonte neve që të studionim.
Vëllai im i madh shkoi në Universitetin Normal të Shangait në Kinën Lindore në vitin 1960. Kjo gjë nuk ishte
e zakonshme në fshatin tim. Ai la shumë libra në shtëpi dhe unë lexoja ato libra historie dhe gjuhe kur isha
i vogël. Gradualisht, duke lexuar novela, interesi im për letërsinë u rrit.
Pra si filluat të shkruanit? A vendosët vetë për të shkruar?
Mo Yan: Mendoj se të gjithë shkrimtarët fillojnë të shkruajnë si lexues të përkushtuar. Ne zhvillojmë një
dëshirë për të shkruar ndërsa jemi duke lexuar. Ne duam të mësojmë sesi të shkruajmë. Pastaj, për adoleshentë që jetonin në fshat si unë në atë kohë, shkrimtarët ishin yje. Çdokush që shkruan një novelë është
me të vërtetë i jashtëzakonshëm.
Për më shumë, kishte disa intelektualë në fshatin tim në atë kohë. Ata ishin të diplomuar në universit dhe
kishin ardhur nga Jinan, kryeqyteti i Shandong. Ata më mësuan shumë rreth letërsisë dhe shkrimtarëve.
Kështu interesi për të shkruar u rrit në mua që në moshë të vogël. Në shkollën fillore, isha i mirë në të shkruar dhe shpesh komplimentohesha nga mësuesit e mi. Këto janë disa nga arsyet pse unë gradualisht fillova
të shkruaj.
A mund të na thuash diçka më tepër rreth fëmijërisë suaj? Si ishte ajo?
Mo Yan: Të gjithë shkrimtarët fillojnë të shkruajnë për fëmijërinë e tyre, veçanërisht për kujtimet e saj. Unë
kam lindur në vitin 1955. Koha kur kujtimet e mia filluan të formoheshin, ishte një nga periudhat më të
vështira në historinë e Kinës. Shumica e njerëzve po vdisnin nga uria në atë kohë. Njerëzit bënin një jetë
të vështirë. Populli po vuante nga uria edhe në fshatin tim. Mendoj se kujtimet e fëmijëve në kohëra të tilla
mund të jenë të bezdisshme.