Pa Fokus Shtator | Page 22

Nxënësit dhe studentët para sprovës së notës 10 si kusht për të marrë dashuri – një qasje pozitive ndaj kapacitetit të arritjes e saktësisë Duke qenë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, shumë fëmijë e studentë po i presin me ankth javët e muajt e ardhshëm, sepse do të rikthehet sprova e 10s. E tashmë shumë prej tyre do jenë duke e përjetuar këtë ankth në sezonin e provimit. Shumë prindër, të gjitha ëndrrat e parealizuara për veten e tyre, do t’i projektojnë mbi të ardhmen akademike të fëmijëve të tyre, ku në mënyrë të pavetëdijshme do të zemërohen, irritohen, ngrysen e bërtasin ndaj fëmijëve dhe do të tregojnë mungesë dashurie, ngrohtësie, durimi e kontakti me fëmijët e tyre. Shumë fëmijë do ndjejnë frikë, ankth, pasiguri, izolim, zemërim dhe nevojë të shfrenuar për të arritur atë që prindi dëshiron. Prindërit dhe fëmijët e tyre do të jetojnë në një gjendje tensioni e konflikti brenda vetes e mes njëri-tjetrit. Të gjithë ata do të vuajnë prej atij që Prof. Dr. Nossrat Peseschkian – babai i Psikoterapisë Pozitive – e ka quajtur ‘Keqkuptimi i parë: synimi i rritjes dhe pëmbajtja e rritjes’, ku nuk mjafton vetëm fitimi i dijes, por nevojitet që kjo dije të fitohet e të arrihet në kontekstin e një baze emocionale të ngrohtë – me dashuri. Kështu, në një lagje ndodhin tre histori të vogla: “Hë, more 10 në provim?” – pyet nëna nga aneksi bijën e saj 12 vjeçare, sapo dëgjon hapat e saj në korridor tek kthehet nga shkolla. Vajza shtanget dhe menjëherë vrapon në dhomën e saj dhe nis të qajë me dënesë, sepse ka marrë 9. Një kat më poshtë, studenti i vitit të parë për mjekësi mbyllet në vetvete dhe nuk kthehet në shtëpi për javë të tëra, pasi babai i tij (mjek patolog) i kthen kurrizin me përbuzje sapo djali i tregon për notën e provimit të fiziologjisë, e cila është 8 dhe jo 10. Në pallatin përballë, nëna bërtet: “Harroje përqafimin tim... kur ta shkruash siç duhet fjalën ‘mami’ te fjalia, pa e harruar pikën e ‘i-së’, atëherë eja e më përqafo”! – dhe e sheh me fytyrë të vrenjtur vajzën 6-vjeçare. 22 Kjo e fundit e rikthen vështrimin e hutuar sërish mbi fletoren e saj të detyrave të shtëpisë dhe pas pak e sheh me inat kukullën në qoshe të divanit e i thotë me zë të ulët: “Harroje të të përkund sonte para se të flesh gjumë... je kukull budallaqe”! Këto ndodhi të vogla, si shumë të tjera në qytete e fshatra të vendit tonë e kudo në botë, mbushin ditët e mbrëmjet dhe karakterizojnë marrëdhëniet e shumë prindërve me fëmijët e tyre, duke lënë pas, brenda pak sekondash, zemra të lënduara, frikë e pasiguri, një nevojë të ethshme për të arritur maksimumin e për të marrë notën 10, duke shpenzuar orë të zgjatura në studim, me qëllim që të fitohet në këmbim pak ngrohtësi, pranim, dashuri e kontakt nga prindi. Dhe, me kalimin e viteve, kur ky fëmijë bëhet adoleshent i ri, ka mësuar në ???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????A???????????????????????????????????A????????????????????????????????????????????????;???????????????A??????????A????????a?????????????????d???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????L????????????????????????????L((0