Pa Fokus Shtator | Page 21

Brenda një vendi parkimi krijimi i hapësirave të gjelbra mund të jetë një kufi më i qartë për të ndarë hapësirat me funksione të ndryshme sesa vijat e bardha të vizatuara në rrugë. Ky lloj kufiri e bën më të qartë ndarjen e zonave dhe më të sigurtë për të gjithë ata që përdorin këto hapësira parkimi. Natyra në hyrje Natyra në hyrje të një ndërtese ndihmon në mirëqenien fizike dhe psiqike të njeriut. Hyrja dhe dalja nga ndërtesa të ndryshme, qoftë nga shtëpia apo vendi i punës është një rutinë e përditshme për të gjithë njerëzit. Është një kalim nga i ftohti në të ngrohtë, nga brenda jashtë. Por ndryshimi midis dy ambienteve nuk është vetëm mjedisi; në këtë rast ndodh edhe një transizion mendor sepse një person kalon nga hapësira private në atë publike, ndërmjet të qenit i njohur dhe nga ana tjetër disi anonim. Në kalime të tilla rutinë nëse në hyrje të ndërtesave të kishim disa bimë, lule apo pemë të vogla të mbjella, kalimi mendor do të ishte më pak problematik Natyra mund të përmirësojë pamjen e ndërtesave të mëdha. 21