që janë të ashtuquajtura ‘kapacitete aktuale dytësore’. Si rrjedhojë e ‘kapacitetit bazë të dijes’, sepse janë mësuar përmes procesit të edukimit e socializimit, këto shërbejnë si ‘norma sociale dhe pritshmëri ndaj të tjerëve’ dhe shërbejnë për të ‘ruajtur marrëdhëniet në një periudhë afatgjatë’. Kur këto kapacitete mbitheksohen e marrin përparësi ndaj ‘kapaciteteve aktuale parësore’, të tilla si: ngrohtësia, durimi, pranimi, kontakti, etj., – të cilat janë shprehje e ‘kapacitetit bazë të dashurisë’, si dhe ‘nevoja emocionale’ dhe shërbejnë si ‘mjete për krijimin e një lidhjeje’, atëherë do të kemi si produkt individë të paekuilibruar në marrëdhëniet me të tjerët, që zemërohen shpesh, e humbin durimin shpejt dhe e shmangin kontaktin me ata që nuk arrijnë maksimumin dhe nuk tregojnë saktësi. Vetë viktima të mungesës së dashurisë, ngrohtësisë, durimit e pranimit në fëmijëri, sepse këto nevoja e kapacitete të qenësishme janë kushtëzuar me të qënit i arritur e i saktë në rezultate e mësime, këta individë kthehen në viktimizues për fëmijët e tyre dhe të të tjerëve dhe për të gjithë ata njerëz me të cilët vihen në kontakt. Këta individë do të jenë me humor të luhatshëm, vetëbesim të ulët, perfeksionistë në ekstrem, të mbingarkuar me punë nga nevoja për të arritur maksimumin, kritikues e të ftohtë në komunikim. Këta individë do e kenë të vështirë të lidhenemocionalisht me të tjerët, por në mënyrë të pavetëdijshme do të kërkojnë vazhdimisht miratimin dhe pranimin nga të tjerët për arritjet e tyre. Prindërit shpesh harrojnë se ajo që thonë dhe emocioni që transmetojnë vepron si dalta mbi mermerin e karakterit dhe personalitetit të fëmijës apo adoleshentit. Kjo daltë duhet të skalisë butë, me dashuri, pranim e durim, në mënyrë që të japë forma harmonike e të hijshme. Përndryshe, do të ketë tehe e forma që të vrasin syrin, apo do ta thyejë trupin e mermerit akoma pa përfunduar Prandaj, është e nevojshme që prindërit të jenë të vetëdijshëm mbi konceptin e ‘dashurisë së pakushtëzuar’, e cila e pranon, e duron, e dashuron dhe s’e shkëput kontaktin e ngrohtë me fëmijën, edhe kur ai nuk arrin maksimumin dhe nuk është i saktë. Fëmija ndjen që prindi e don pa kushte, ashtu siç është dhe si rrjedhojë është ngrohtësia që bën që brenda zemrës së fëmijës të piqet motivimi i qenësishëm për të arritur, për të qenë i saktë e për të shkëlqyer në shkollë apo në çdo art, zeje e përpjekje njerëzore të përditshme. Bahá’u’lláh-u – një Figurë profetike e shek. 19-të – duke iu drejtuar prindërve e edukatorëve, ka thënë: “Shihe njeriun si një minierë të pasur me gurë të çmuar e me vlerë të pamatshme. Vetëm edukimi mund t’i zbulojë thesaret e tij dhe ta bëjë njerëzimin të përfitojë prej tyre”. Pra, disa nga shumë prej xhevahireve të mendjes, zemrës
e shpirtit njerëzor – zelli, sensi i arritjes, saktësia – mund të shpalosen më mirë kur zemra e fëmijës edukohet edhe me dashuri, durim, kontakt të ngrohtë e pranimin pa kushte për atë që është, për rezultatin që jep. Kjo është sprova dhe njëkohësisht lavdia e prindit – ta dojë fëmijën e vet pa kushte. Kur kjo sprovë kalohet me sukses, ajo bëhet themeli i brezave të ekuilibruar në mendje e zemër, që dijen e dashurinë i kanë zhvilluar si dy krahë të barabartë. Prof. Peseschkian, në kontekstin e procesit të arsimimit dhe edukimit të fëmijës drejt arritjes së përsosurive të tij intelektuale e shpirtërore, këshillon: “Rritja e vetëdijshme do të thotë jo vetëm të dihet përmbajtja e rritjes, por të qënit i vetëdijshëm [si prind] për synimin e rritjes: pse, me ç’objektiv dhe për çfarë po e rris fëmijën tim? Për mua? Për veten e tij? Për njerëzimin?”
Etion Parruca, MA Këshillues në Psikoterapi Pozitive Trajner & Këshillues Psiko-social/MGS
23