9
Sirius
Unë flas shumë
Për nusepashkën
mbi banak,
Për tulipanin e
verdhë,
Për kamarieren
me kapele
Për hijet prej
aktori në fytyrën
tënde!
Ti vetëm më
vështron
E ndoshta ndjen
keqardhje
Për frutin e
munguar të botës
Për kitarën
bishtkëputur në
mur
Apo për librat që
s’do lexosh dot
kurrë!
Pse jemi të
dënuar ne
Ta dimë të
vërtetën para
kohe?
Dy kohë, tri kohë,
Sirius, apo jo?
Denada Elezi