Pa Fokus Shkurt | Page 10

10 VAZHDOJ TË JEM CHARLIE… # Rubrika Udhë N uk mund të hiqet aq kollaj nga memoria jonë kolektive ajo se çfarë ndodhi në Paris në ditët e para të vitit 2015. Siç edhe e kam përshkruar në një shkrim tjetër duket se ky vit ka shumë optimizëm për mënyrën se si erdhi, dhe nuk e prisja kurrësesi që në ditët e tij të para ky vit mund të sillte një masakër e terror për të gjithë kontinentin por edhe përtej tij. Fushata unë jam Charlie kurrësesi nuk mund të ishte e momentit dhe nuk mund të zgjaste vetëm pak dit, ajo mbeti në memorien tonë si një ndodhin historike e përzier me trishtim por dhe që do të ndryshojë botën njëherë e përgjithmon në fushën e medias dhe lirisë së shprehjes. Kuptoji e mbarë bota që këto të dyja janë të shenjta po aq sa shenjtët që predikohen, ndaj fushata unë jam Charlie është e pa kufizuar në kohë dhe hapësirë. Vrasje ka pasur gjithmon qëkurse u shpik konkurenca midis llojit dhe mbi të gjitha konkurenca për të mbizotëruar llojin, ose e thënë shkurt për pushtet, ndaj të dëgjosh për vrasje e të vrarë keqarrdhja dhe mallëngjimi janë të mëdha sepse kjo jetë nuk të jepet dy herë. Rasti i Charlie Hebdo ishte më keqarrdhësi dhe më mallëngjyesi sepse nuk kishte vetëm 12 veta të vrarë por kishte një goditje të drejtpërdrejtë ndaj medias, ndaj mënyrës se si ata e konceptonin botën, ndaj