Rubrika Udhë
Andi Bregu
11
“Mund të mos
jem dakort me
atë që thua
por do të jap
edhe jetën që
ti ta thuash
atë”
fjalës së tyre dhe vullnetit për tu shprehur
ashtu siç e mendon atë që mendon. Kjo ishte jo
vetëm tronditëse por në të njëjtën kohë edhe e
frikshme sepse fjala e lirë është parimi bazë i
kësaj Europe të vjetër që ka krijuar edhe vlerat
për kontinentet e tjerë që duan a s’duan e kanë
ndjekur në modelin që Europa e vjetër u ka
ofruar.
“Mund të mos jem dakort me atë që thua por do
të jap edhe jetën që ti ta thuash atë” - thoshte
Volteri Filozofi i madh Francez, pikërisht nga
aty, nga Parisi nga tempulli i lirisë nëse mund ta
quajmë kështu. Nuk është vetëm turizmi ai që e
bën Parisin qytet të dëshirueshëm, është tërësia
dhe gjithësia e
tij, është Arti,
Arkitektura,
është Shpirti dhe
Fryma e Lirisë,
është Sena
simbol i kësaj
lirie që mbush
romantikën
dhe qarkullon
revoltën
mes njerzve,
Kështuqë për
një moment të
vetëm të ishë
Charlie do të
thotë të ishe
Parisi, të ishe
Franca e Lirisë
Barazisë dhe
Vllazerisë, do
të thotë të ishe
fjala e lirë dhe mbrojtësi i kësaj fjale qoftë
karikaturist, gazetar, polic apo qytetar ata nuk
mund të ndaheshin dot pas datës 7 Janar 2015
ata ishin të gjithë bashkë dhe të gjithë bënë
botën bashkë për të qënë Charlie si mënyrë e
vetme për tu përballur me të keqen që guxoji ti
godiste.
Tashmë me ikjen e tyre heroike të gjithë
gazetarët, karikaturistët, policët apo qytetarët
ofruan një model që duhet ndjekur nga
gazetaria e sotme, nuk ka më frikë por guxim
pasion dëshirë për të bërë atë që dashuron
dhe për të dasuruar atë që bën kjo është e
vetmja menyrë për të mbijetuar me sukses
dhe për të gëzuar lirinë, atë liri që Charlie e
mbrojti me jetë njerzish. Kjo është arsyeja
pse duhet të jemi Charlie, sepse nuk ishte një
sfidë e momentit por një sfidë historike të cilës
i detyrohemi përgjithmon për ta përkrahur.
Charlie jemi ne, jemi shumica ata që dominuan
mbi një dorë të pa llogaritshme njerzish
kriminelë.
Unë jam Charlie dhe do të mbetem Charlie…