8
T
Jonida
ÇUNGA
Kompas
ë gjithëve na ka ngelur në mendje jehona
që bëri masakra ndaj redaksisë së revistës
“Charlie Hebdo”.
Mijra shqiptarë u solidarizuan me këtë
masakër duke dhënë mesazhet e rastit
kundër terrorizmit dhe fjalës së lirë dhe duke
postuar në rrjetet sociale hashtagun #jesuischarlie.
U organizuan manifestime në shesh në solidaritet me
“Charlie Hebdo”, u transmetuan emisione televizive ku
u dënua dhuna, terrorizmi, u ngrit në piedestal liria e
fjalës dhe të drejtat e njeriut. (Këto u thanë pikërisht
në ato media të cilat e censurojnë fjalën e lirë dhe
lajmin më së shumti)
Parada e klerikëve shqiptarë sëbashku me Kryeministrin
Rama, i cili mbante në xhepin e xhaketës tre lapsa me
ngjyrat e flamurit Francez, në Paris u cilësua si e rrallë
dhe unike. U quajtëm populli me solidaritetin fetar për
tu pasur zili dhe për tu marrë shembull nga e gjithë
bota.
Ne ngritëm zërin dhe e mbështetëm këtë popull i cili
po kalonte ditë të vështira. Bëmë poza dhe dolëm në
rrjetet sociale e nëpër gazeta. Zor se kjo solli ndonjë
ndryshim në realitetin francez, por ne e bëmë tonën
tek e fundit!
Sigurisht harruam të shihnim brenda gardhit tonë se
sa liri ka kjo fjalë tek ne dhe sa luftojmë ne për ta
pasur këtë liri. Mjafton të merret në konsideratë fakti
se nuk është bërë asnjë protestë dhe asnjë paradë me
këtë temë. Kaq shumë e vlerësojmë ne fjalën e lirë.
Por Marilyn Monroe thoshte : 80% e suksesit është
të shfaqesh. Dhe në veprimet tona shprehjet e kësaj
biondeje marrin jetë. Mjafton të dukemi, mjafton t’ju
shfaqemi të tjerëve për atë që nuk jemi.
Por kur erdhi puna për të mbështetur të përmbyturit
në jug të vendit...
Gjatë javës së shkuar u përmbyt nga rreshjet e shiut
Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Berat. Si pasojë e
kësaj u evauakuan rreth 240 familje*. Ndërkohë pritet
të evakuohen disa të tjera për shkak të reshjeve të
shumta në ditët në vijim.
Asnjë #jesuisnaufragée nuk u lexua në rrjetet sociale,
asnjë thirrje solidariteti, vetëm heshtje. Asnjë grupim i
varur apo i pavarur nuk reagoi për të ngrit \