50
Page Name
rënde këmbësh. I kishte lënë të gjitha këpucët në korridor (tre palë që kishte), dhe
brenda tyre edhe çorapet. Si je katandisur kështu, thashë me vete, as shollet e tua
nuk rregullon dot. I mora t'i ve në vend.
Ai ishte shtrirë në vendin e tij të përhershëm në dysheme, kishte bërë një rromujë
rrotull tij me letra të bardha dhe vetëm në një copëz të vogël gazete seç shkarraviste.
As nuk më pa e as më dëgjoi kur hyra.
- Ç'kemi? - e pyeta
Zhurma e lapsit ndaloi. Ai ktheu kokën, më pa nga koka te këmbët me sytë e tij të
lodhur, pastaj u kthye dhe vazhdoi sërish punën e tij.
Një minutë më vonë ndaloi sërish, vazhdoi përsëri dhe pa u kthyer më pyeti:
- Paske blerë këpucë të reja?
- Po, i bleva dje.
- A mund t'i provoj? E di, më kanë pëlqyer gjithmonë këpucët e femrave. I thoja
gjithmonë nënës sime që një femër me këpucë të bukura, sado e shëmtuar të jetë,
është e parezistueshme. Ajo qeshte me mua dhe më përqafonte fort. Sa e ëmbël ka
qenë. Më ka marrë malli për të. Nuk ishte e bezdisur si babi. Nuk i fuste asnjëherë
hundët në punët e mia. Kur shihte që gjërat nuk po më shkonin mirë, më puthte në
ballë, më përqafonte dhe më thoshte: "Jemi mirë! Bashkë jemi gjithmonë mirë, mos
harro."
Dhe kishte të drejte. Ishim gjithmonë mirë. Pastaj erdhe ti, me