51
Përshëndetje,
I
G
A
L
E
R
Gjithë të mirat,
Nurjona Pinguri
GAleri
Unë jam Nurjona, studente e
Fakultetit të Drejtësisë. E di sa
e mërzitshme është të studiosh
ligjin? Jam në vitin e katërt të
studimeve, kështu që e di mjaft
mirë. Klasat janë të ftohta, dhe
nuk i referohem vetëm kushteve të
tyre. Jeta e një studenti të Juridikut
sillet rreth orëve të pafundme të
humbura në kafenetë përballë
fakultetit në pritje të orës tjetër
të leksionit apo seminarit; këto të
fundit gjithmonë brenda kornizave
dhe aspak dinamike; pjesa më
e madhe e pedagogëve janë
posesivë dhe duan të kontrollojnë
fjalët e studentëve, madje kërkojnë
përmbajtjen e librave përmendësh.
Ku dreqin ke hapësirë për të
shprehur mendimin tënd, për ta
përballur atë me të tjerët? Në
mënyrë informale, kjo gjë ndodh
koridoreve, por nuk ka forcën dhe
peshën e duhur që do të kishte po
të ndodhte në klasë.
Shumë bashkëmoshatarë të mi
kanë rënë në kompromis më këtë
gjë. Status quo-ja e tyre është e
pacënuar nga kjo situatë, me të
cilën kanë kohë që bashkëjetojnë.
Vitet e studimit s’kanë pasur
ngjyra, janë më së shumti bardh e
zi e gri.
Për mua ata janë “të tjerët”, ata të
cilët e kanë shijuar, ata të cilëve u
ka pëlqyer, ata, Juristët.