Pa Fokus Shkurt | Page 49

në bodrum kur sillej keq apo i ati mbyllte derën e dhomës së gjumit kur vinte i pirë në shtëpi dhe brenda dhomës se mbyllur rrihte të ëmën për vdekje. Çështje të rënda familjare. Ndoshte kishte ngelur i traumatizuar që atëherë. Ndoshta, ndoshta jo. Jo, më vonë e mora vesh që jo. Nuk kishte patur asnjë problem të tillë në familje, përkundrazi, marëdhënia e tij me familjen kish qënë aq e sheqerosur sa që ky ishte larguar nga gjiri i ngrohtë që në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Filloi karrierën si kamarier, më pas nga vuajtjet e mëdha të jetës u bë shkrimtar dhe në fund u bë i dashuri im. Ky ishte dhe fundi i tij. Unë. Tek unë ai pushoi së ekzistuari. Unë mund ta shihja që në fillim fundin e tij. E kuptova që në momentin e parë që e pashë se ç'përfundim do të kishte ai kokëlesh. Një kokëlesh me sytë si bajame. Sytë më të bukur që kam parë ndonjëherë. Ishte shumë e vështirë të shihje në sytë e tij dhe të mos qaje. Më shihte dhe unë shkrehesha në vaj. Dukej sikur më thoshte që më shih, më shih sa vuaj. Edhe unë prandaj e desha dhe e dua, sepse ai vuan. Vuajtja e njerëzve më ka tërhequr gjithmonë; syte e skuqur, qeskat poshte syve, lëkura e bardhë. Që e vogël më dukeshin hyjnorë meshkuj të tillë. Vazhdojnë të më duken të tillë dhe unë vazhdoj të mendoj që njerëzit më të vuajtur shpirtërisht janë njerëzit më tërheqës. Behën të tillë sepse pas shumë lodhjesh e rropatjesh, shpirti nuk ka më fuqi të fshihet pas fizikes. Çlirohet nga çdo pengesë anatomike dhe del në pah, merr frymë lirisht, i përfshin sytë që dikur ishin streha e tij. Ndërsa tani? Tani janë vetë ai. Fytyrat e shpirtëzuara janë më të bukurat sepse çdo shpirt është i bukur. Kështu ishte dhe ai, kështu është edhe ai që e le derën hapur dhe e mbyll vetëm kur udhëton, i shpirtëzuar. Nuk pati më fuqi ta mbante shpirtin të burgosur e la të lirë dhe tani e kam unë. Prandaj unë jam fundi i tij. Sepse e dua atë tani, të paforme, pa trup. E dua tani që nuk e do njeri, sepse nuk e sheh njeri. Gjithësesi, pasi i rashë derës tre herë dhe nuk mora përgjigje, bëra atë që duhet të kisha bërë që më përpara, hyra brenda. Sapo hyra mu përplas në fytyrë një erë e 49 Bora Shkreli S hpirti im filloi të ndjejë nevojën për alkol atëherë kur unë si njeri dhe si mendje fillova të lexoj gazeta. Mund të jetë rastësi, mund të mos jetë. Jeta është shumë e shkurtër për t'u marrë me vogëlsira të tilla. .... Përpara se të hyja i rashë derës tre herë. E dija që dera ishte e hapur sepse ai nuk e mbyllte ndonjëherë, vetëm kur udhëtonte, madje as atëherë nuk mund të ishe i sigurtë nëse e mbyllte apo jo. I kisha thënë gjithmonë që të kishte kujdes me këtë por nuk më dëgjonte. Nuk mund t'a bindja për të kundërtën. Kështu i pëlqente. Është shumë e vështirë t'i kundërshtosh tipa të tillë për gjëra që i kanë për zemër. Ky pjestar i jetës sime nuk donte ta mbyllte derën. Në fillim mendoja se mos kishte kaluar ndonjë traume fëmijërie; e ëma e mbyllte