Pa Fokus Shkurt | Page 5

5 - Foli ky, - kerceu fetari. - Ju që ndertoni bomba atomike për të shpjeguar racionalitetin tuaj. - Kjo nuk është fare e vertëtë. Shpikjet nuk mund të ndalohen thjesht sepse disa grupe mund t’i përdorin ata për arsye egoje. - Sytë e tij kaluan drejt politikanit. - Foli ky i teorive. Keni zbuluar ndonjë UFO këto kohë? - ia ktheu politikani me tallje. - Nëse ju politikanët do t'i perdornit fondet për gjëra më të vlefshme dhe jo vetëm për financimin e fushatave tuaja, atëhere ndoshta do mund të zbulonim ndonjë gjë. - Blasfemi, - tha fetari. - Të gjithe jemi një, - foli budisti. - Ne fakt, të gjithë jemi UFO. - ua ktheu astronomi. - teknikisht jemi alienë ndaj vetes, nuk njohim as shumicën e gjallesave të oqeanit akoma. Vetë toka është aliene ndaj nesh. - Atëherë përse kërkoni fonde që të kundroni qiejt? - shfryu politikani duke përfituar nga rasti. - Sepse duke studiuar atë që është jashtë, mund të përmirësojme atë që është brenda. ia ktheu astronomi i sigurtë në vetvete. - E di ti se nga e kemi zbuluar efektin serë? Duke studiuar atmosferën e Venusit. Po ashtu dhe ngrohjen globale, duke studiuar historinë miliona vjeçare të klimës sonë. - E vetmja gjë që do ta shfarosë tokën, - foli fetari duke perfituar nga tema që u shpalos nga shkencëtari - është ndeshkimi i atij lart mbi mekatarët. - Ti s'ia ke idenë se çfarë thua, - kerceu astronomi i irrituar. - Në hapësirë nuk egziston diçka si lart apo poshtë. Vetë mënyra se si flet tregon shkoqurazi që s’ia ke idenë se si universi funksionon. - Por di se si qënia njerëzore funksionon. Dhe ajo është e rënë. Dhe duhet të udhehiqet. - E vetmja gjë që qënia njerezore duhet të bëjë, - foli budisti pas shumë momentesh qetësie, - është që thjesht të egzistojë. Kaq mjafton. - Thjesht të egzistojë? - ngriti zërin politikani. - Je i çmendur gjë? Gjithë këto mrekulli rreth nesh dhe ne të mos i perdorim? - E vertetë, - tha astronomi. - Në një farë mënyre duhet ta mbrojmë Tokën nga meteorët. - Përse? - tha budisti. - Siç dhe kemi ardhur n ë egzistencë, ashtu dhe do të ikim nga ajo. Majmuni u ngrit në këmbë, por mundet të ngjitet përsëri në pemë. - A të keqën e gjëegjëzave, - foli politikani duke qeshur. - Kujdes mos përmend majmunë ketu. - Dhe ktheu kokën me ironi nga fetari. - Në fakt, - kërceu menjëherë astronomi. - majmuni është vetëm një fazë e vonë e evolucionit. Mund të flasim dhe për pemët, ADN-ja e të cilave është fundamentalisht e ngjashme me tonën. Në një farë mënyre, ne jemi natyra po aq sa natyra është ne. - Ne jemi natyra, aq sa zoti na lejon të jemi natyra, - tha fetari i nervozuar. - Ç'është kjo blasfemi? Ne të njejtë me pemët, me mikrobet a ç’dreqin studioni ju atje nepër laboratore? Kjo është patetike. - Ndërsa të dalesh nga balta dhe të të fryjnë per të të dhënë jetë është krejtësisht e pranueshme, e? - ia ktheu astronomi me po të njëjtin nervozitet. - Qetësohuni djema, - foli politikani. - Këto jane tema delikate. Kërkojnë studim dhe ne të njëjtën kohë kqyrje të tërthortë që asnjëra palë të mos ofendohet. - Ofendohet? Ore, je në vete ti? Nëse ne çensurohemi thjesht sepse nje palë ofendohet, atëherë me mirë të kthehemi në mesjetë. - Në mesjetë jemi akoma, - foli budisti. - Njohuritë tona mbi fuqinë tonë të brëndshme janë kaq sipërfaqësore. Në një farë mënyre, jemi në epokën e gurit akoma. - Ti çensuro a mos çensuro ç'të duash, - tha fetari qetazi. - Thjesht mos guxo të ofendosh besimin tim. - Besimin tënd s'ka nevojë ta ofendojë askush, nëse e mban vetëm për vete. Problemi im fillon tek momenti që ti e fut atë në politikë, - kerceu politikani. - Dhe për tepër, - i nderpreu astronomi, - feja është një ide, një mënyrë jetese; nuk është një rracë. Kështu që, mëso t'i ndash nga njëra-tjetra.