Pa Fokus Shkurt | Page 6

6 Agron Bajraktari Letërsi - E bardha ka nevojë për të zezën që të egzistojë, - foli fjalëpaku budist. - Si do e dije ti të vërtetën tënde, nëse nuk do dije gënjeshtren e tjetrit? - Ja përse fjala e zotit është e vërteta. Është absolute. Ndërsa ju politikanët e shkencëtarët, një zot e di se sa gabime që bëni. - Po ky është dhe sekreti i diçkaje që punon, o kopuk. Kjo është shkenca. Mekanizmi i gabimit është ai që të dërgon drejt një të vërtetë objektive, duke përjashtuar influencat e njerëzve subjektivë si ti, që nuk mund të rrinë dot pa futur hundën e tyre në zbulimet që dalin kundra iluzioneve të tyre. - Shiko, - tha politikani, - premtimet e shkencës dhe të fesë jane pak a shumë të njëjta. Të dyja duan të përmirësojnë jetën e njerëzimit. - Njëra e permirëson atë praktikisht, - ia bëri astronomi, - ndërsa tjetra e bën të ndihet fajtore për egzistencën e vet. Dhe jo, s'jemi askund e njëjta gjë. Fesë i mungon laboratori. Papritur ia behu përsëri kamarieri tek këmbët e tyre. - Zotërinj, ju lutem. Kemi marrë ankesa për zhurmë që vjen nga tavolina juaj. - Kërkojmë ndjesë, - foli si me ngutje fetari. - Keni të drejtë. - Uau, - tha aty per aty astronomi. - Ti duke i dhënë të drejtë dikujt? - E drejta nuk egziston, - kërceu politikani sikur ta kishin prekur në tela. - Egziston vetëm interpretimi që i bëjmë të vërtetës. - Sigurisht, sigurisht - filloi astronomi të qeshë. - Ja përse sot në botë fiton ai që di të debatojë më mirë, dhe jo ai që ka të drejtë. Patetike. Një plus një bëjnë dy edhe nëse ty të bëhen sytë sa një poç. - Filloi prap ky. - shfryu politikani. Pastaj shtoi: - Por përsëri, ajo mbledhje matematike është e arbitruar nga ju, shkencëtarët. - Dhe këtu fillon keqkuptimi juaj, - tha astronomi. - Numrat nuk i kemi shpikur, i kemi gjetur në natyrë. Ata janë rredhojë e studimit të natyrës. E di ti se ka pasur dësh [YHZ\