NJË BISEDË KAFENEJE
T
ë nderuar Zonja dhe Zotërinj.
Vëmendjen këtu ju lutem. Historia
që do rrëfej ketë natë është nje
histori ndryshe, ku mënyra a
shkaku se si personazhet e tregimit
janë takuar nuk përbëjnë ndonjë
interes të veçantë për ju. Kurioziteti juaj duhet
të qëndrojë vetëm tëk biseda që ndodh si
pasojë e atij takimi. Kështu që, le të fillojme pa
humbur kohë.
Një budist, një politikan, një fetar dhe një
astronom po qëndronin rreth një tavoline, në
një bar të humbur të një qyteti të panjohur.
Një dorë u ngrit në ajër dhe kamarieri ia
behu sakaq tëk këmbët e tyre. Katër birra u
porositën, edhe pse gjatë porosisë ndodhën
ca kundershtime. Katër birra mbërriten. Katër
gota u mbushën. Katër u rrokullisen, por vetëm
dy u kthyen.
- Akoma ju me këtë historinë e pijes? - nuk
ndenji dot politikani pa ngacmuar fetarin dhe
budistin.
- Ndryshe nga ju politikanët, - kerceu fetari
menjëherë. - ne i marrim shkresat në mënyrë
absolute. Vetëm kështu mund ta dallosh të
keqen nga e mira.
- Absolute? - tha budisti duke hapur sytë me
habi. - Ndryshe nga parafolësi, unë nuk e pi për
arsyen e vetme sepse gjithcka është relative.
- Relative? - ia kthen fetari me nënqeshje. - Ç'do
të thuash me këtë? Kjo s'ka fare kuptim.
- Pikërisht. - ia bën budisti. Fytyra e tij
qëndronte përherë e qëtë, a thua se brenda tij
nuk lëngonte asnjë ndjesi. Ishte i tëri bosh. Ose
plot.
- Ju jeni të çmendur, ja çfarë jeni. - foli
astronomi. Kishte ndenjur gjithë kohën duke
parë sa njërin, tjetrin. - Ne po pluskojmë në
hapësirë mbi nje top shkëmbi, dhe ju refuzoni
të shijoni nje gotë birrë? Patetike.
- E para, topin ka se kush e mbron. E dyta,
refuzimi i dëshirave është prova që unë e
meritoj shëlbimin. - tha fetari me mburrje.
- Meriton? - kerceu budisti - Ju keni një kuptim
krejt të gabuar të karmës, e dini?
- Ndersa ti as që ia ke idenë se çfare flet, - foli politikani. - Karma është një iluzion i shprehur
ndryshe, por i njëjtë me idenë e një jete të përtejme. Rritni ca kellqë.
- Aty të rri mendja ty, tëk gjerat që të mungojnë. - foli me përbuzje fetari. - Do të vijë dita që do
e kuptosh, por do të jetë vonë.
- Vonë? - tha politikani me përqeshje. - Sikur shkresurinat tuaja e njohin pëndesën edhe nëse
ndodh në shtrat të vdekjes?
- Hah, pra ti je dakord me mua? - Dhe një dritë shprese u shfaq në sytë e fetarit.
- Ironi, i dashur. E njihni këtë shkresë ju të fesë?
Drita e shpresës u zbeh drejt asgjësë.
- Mjaft me lojëra fjalësh tani. - foli astronomi per të dytën herë. - Këto gjëra mund të zgjidhen
racionalisht, objektivisht, ashtu siç i ka hije qënies humane.