Pa Fokus Shkurt | Página 3

Është e nevojshme sakaq që të themi disa fjalë në lidhje me temën e zgjedhur për këtë muaj: Të tjerët. Tema është sa sporadike ashtu dhe menduar dhe lind me një pyetje shumë thelbësore, tjetri si koncept filozofik i vetes. Tjetri është një perceptim filozofik fillimisht e trajtuar nga Dekarti, dhe kjo ishte për të kuptuar një pyetje thelbësore që mund të shtrohet me pyetjen e thjeshtë: A ekzistojmë ne? Kush na siguron që nuk jemi në një ëndërr dhe në një moment a tjetrin mund të zgjohemi dhe gjithçka të mbarojë, dhe Dekarti përgjigjen me një formulë të caktuar të ndarjes sonë nga tjetri. Tjetri është prania jonë. ëshyë ajo që na bën të jemi ne dhe bën të tjerët të jenë ata, jo të tjerët. Por ndërkohë koncepti i tjetrit është thelbësisht i ndashëm me veten, vetja nuk mund dhe nuk duhet dhe nuk mundet kurrësesi të jetë i njëjtë me tjetrin, dhe kjo normalisht e bën më të vështirë problemin filozofik. I tillë është fakti që ne i referohemi tjetrit si një model apo si një e panjohur, përgjegjës për diçka, tejtri është aq i rëndësishëm sa vetja, dhe tjetri është dhe zoti. Këtë herë ndofta jemi frymëzuar për të zgjedhur këtë subjekt për shkak të ngjarjes së ndodhur në Paris ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku bota dhe një herë pesoi një ndarje përmes bëri të qartë dyzimet që ekzistojnë mbase padashur mes njëri tjetrit. Tjetri në revistën është trajtuar në forma të ndryshme, secili nga kontribuesit ka patur mundësinë ta shohë në mënyrën e tij tjetrin.