Pa Fokus Shkurt | Page 46

46 të dridhurat, më pas furtuna rritej dhe mbështolli gjithë stanin. Delet dhe qengjat nuk dinin ku të futeshin, mirepo une vija rrotull nëpër kamp. Uëe qenësisht besoj që ekzistoj pikërisht për ditë të tilla, megjithatë ky besim dhe kjo ndjesi nuk i bën çastet e furtunes më të lehta. Atë natë erdhën ujqërit. I ndjeva disa kilometra larg, ndërkohë që ecnin përpara si tufe. Ujqërit ishin bërë një me furtunën dhe errësiën. Sa më shumë frynte era, sa më i ftohtë bëhej shiu, aq më shumë ndjeja afrimin e ujqërve. Errësira filloi të merrte nuanca të zjarrta dhe unë fillova t’i shoh nga afër sytë e tyrë jashtë stanit, duke flakëruar errësiren. Unë i ndjeja lëvizjet dhe këmbët shumë të sigurta pasi kisha lindur për këtë gjë, për të luftuar ujqërit dhe për të mbajtur errësiren jashtë stanit. Megjithatë, as kjo ndjesi nuk e bënte natën më të lehtë. Prisja që nga momenti në moment ujqërit të fillonin të kapërcenin gardhin e bërë nga bariu, që ishte i kapërcyeshëm nga ujqërit dhe errësira, dhe të përballeshin me mua. Kërcimi i ujqërve brenda në rrethinën e stanit sillte nje afsh erresire qe trembte dhe tundonte delet e qengjat. Me te kercyer brenda, nga dy nga tre ujqerit me suleshin mua. Me vinte mire qe asnjeri nuk nisej menjehere per delet. Ishin me\ësuar dhe ata me qentë e stanit, me qëllimin e ekzistencës tonë. Kercitje dhëmbësh dhe ulërimat e dyluftimit dëgjoheshin për orë rresht, derisa disa ujqër ranë të vdekur përpara derës së hyrjes së deleve, ndërsa disa të tjerë ikën duke lënë prapa currila gjaku. E mbaj mend atë natë pasi ishte dyluftimi im i parë i vërtetë me ujqërit. Deri përpara asaj nate, gjithcka që dija për ata e kisha mësuar nga paraardhësit e mi, por atë natë ndjeva dhimbjen e kafshimit të tyre dhe errësirës që i përcillte në qafën time të fortë, si dhe kënaqësinë e të parit të largimit të tyre pas dyluftimit. Atë natë kisha fituar unë dhe kisha plotësuar qellimin e egzistencës sime si qen stani. Kanë kaluar disa netë që nga ajo natë, por shenja të plagosjes, furtunës dhe errësirës depertuese të asaj nate gjenden akoma ne trupin tim. Në dyluftim me ujqërit kuptoja nevojën që kisha për bariun në ato momente. Ai do dinte si t’i hiqte qafe të gjithë ata. Megjithatë intelekti im prej qeni stani akoma nuk e kupton, dhe nuk mund të kuptojë, nëse bariu do vijë, na ka harruar apo thjesht ka vdekur dhe grigja duhet të mbijetojë më vete. Truri im prej qeni stani nuk arrin t’i përgjigjet kësaj pyetjeje; përgjigjia gjithmone do më mungojë. Në vërtitje të tilla shtrënguese dhe vrarëse, gjithmonë heq dorë nga të menduarit pasi nuk është puna ime si qen stani. Puna ime është të mbroj delet, qengjat dhe bardhësine në leshin e tyre, prandaj me hapa të vendosur dhe të vegjel shkoj ngadalë te vendqëndrimi im, dhe pres furtunën e rradhës me sytë flakë dhe me qimen e fortë. Kostina Prifti