“
Arlind CARA
47
D
Kompas
iktatori i Madh”, film i vitit të largët 1940, me regji
të legjendës së aktrimit botëror Charlie Chaplin është
padyshim një nga filmat kult të kinemasë botërore. Kjo
pelikulë e spikatur dhe e magjishme ështe një parodi
e sistemeve totalitariste dhe konkretisht e nazizmit
gjerman dhe e ish-diktatorit nazist, Adolf Hitlerit. Një
nga sekuencat më të paharrueshme të këtij filmi është fjalimi i
diktatorit, rol i luajtur po nga Chaplini i madh. Diktatori bërtiste me
patosin e tij nazist dhe me zërin e tij të çjerrë, shoqëruar me gjestet
e tij të ekzagjeruara duke iu drejtuar turmës së indoktrinuar dhe
të komanduar. Në kulmin e fjalimit të diktatorit, mikrofonat me të
cilët ai fliste, papritur përkulen dhe fillojnë që shtrëmbërohen e të
deformohen nga fuqia e ulërimës dogmatike të diktatorit. Mesazhi
i kësaj sekuence është mëse e qartë. Pushteti dhe konkretisht
pushteti absolut mund të arrijë që të përkulë median edhe përçuesin
e informacionit. Pushteti mund të arrijë që të deformojë mesazhin
sipas interesave të politikës, të atyre të cilët duan të përcjellin
mesazhet sipas interesave të tyre.
Për gjysmë shekulli gjatë regjimit të shkuar komunist alegoria e
spikatur e Chaplin-it të madh gjeti terren në median shqiptare e
cila siç çdo fushë e jetës ishte e kontrolluar nga regjimi hoxhist.
Pushteti komunist e përdori mikrofonin mediatik si një metal të cilin
e shkrinte sipas dëshirës, siç ka ndodhur në të gjitha vendet e Lindjes
komuniste diku më pak dhe diku më shumë. Në vendin tonë metali
i mikrofonave mediatik u përpunua më shumë. Me keqardhje mund
të thuhet dhe të evidentohet fakti se kjo trashëgimi e shëmtuar
ka vijuar që të respektohet dhe të zërë shpeshherë një vend nderi
në realitetin mediatik shqiptar. Edhe gjatë 22 viteve të medias
pluraliste në vendin tonë, sfida e medias për të mos e shtrembëruar
mesazhin sipas qejfeve të pushtetit ka qenë një sfidë e përditshme.
Disa media shqiptare për fatin e tyre të keq dhe për më keq akoma
për fatin e keq të shoqërisë shqiptare e kanë humbur këtë sfidë në
shumë raste. Nuk është problemi tek humbja e sfidave, por problemi
i medias shqiptare është se këtë sfidë disa segmente të saj e kanë
humbur me dëshirë dhe me paramendim. Kjo është fatkeqsia më e
madhe e realitetit mediatik shqiptar.
Një nga pasojat më të rënda që po vuan jo vetëm media shqiptare por
mbarë shoqëria jonë është treguesi lehtësisht i verifkueshëm se ne
jetoj