Pa Fokus Shkurt | Page 44

44 QENI I STANIT 07.2. 2015 Unë jam një qen stani. E kam qimen e kuqe dhe të fortë, dhe në erëra veriu vështirë se lëviz dhe ngrihet të shkojë sipas erës. Vendi im i përhershëm është në hyrje të stanit. Që kur kam qënë i vogël, kur stanin e shihja po nuk e kuptoja plotësisht, vendi im ishte në hyrje të stanit. Stani është në majë të kodrës. Rreth e rrotull ka peme ulliri që era e veriut i vërtit dhe i spërdredh pothuajse gjithë vitin. Ne maje të stanit është shumë ftohtë por une di ta mbaj veten mirë, dhe nuk para e ndjej të ftohtin. Kur isha i vogel mbaj mend qeëkishte dite që ngrija, dhe eren nuk e duroja dot, por tani jam I rritur, jam nje qen stani. Brenda në stan është shumë ndryshe nga jashte stanit, dhe qëllimi i ekzistences sime si qen stani është të sigurohem që të vazhdojë të jetë kështu. Sapo kalon vendqëndrimin tim, nen putra ndjehet bari i gjelber i stanit që laget shpeshherë nga vesa e mëngjesit ose shirat e hollë të zonës. Megjithatë bari bëhet shume i lagesht kur fillon furtuna dhe shiu i forte. Në mot të tillë une e kam per detyre të qëndroj zgjuar, jashtë dhe në vezhgim për rrezik nga jashtë stanit. Pasi ecën pak mbi bar përpara të del vendqëndrimi i deleve dhe qengjave të stanit.Delet dhe qengjat, që kur kam pas lindur une si qen, dhe gjatë gjithë periudhes sime te rritjes derisa u bëra qen stani, janë ndërruar shumë shpesh. Disa vdesin, disa lindin, disa ikin nga stani dhe vdesin, ndersa disa te tjera bien pre e errësirres së nates dhe ujqerve, që disa here arrijne të futen në stan. Kur unë u bera qen stani u betova qe s’do e lejoja më të