Pa Fokus Shkurt | Page 42

42 U mundua të peshonte të gjitha anët e pyetjes. Në shtëpi ajo gjithsesi kishte një strehë dhe ushqim, kishte edhe ato njerëz që i njihte prej një jete. Patjetër që i duhej të shtrohej pa bërë fjalë, edhe në shtëpi, edhe në punë. Çfarë do të thoshin për të në dyqan kur ta merrnin vesh se ia kish mbathur me një djalosh? Ndoshta se ishte krejt e marrë dhe vendin e saj do ta zëvendësonin me një lajmërim në gazetë. Zonjusha Gavan do të gëzohej. Ajo gjithnjë e kish patur halë në sy dhe e tregonte pa teklif sidomos kur përreth kishte njerëz që dëgjonin. RUBRIKA DOSSIER “Zonjusha Hill, a nuk e sheh që zonjat po presin?” “Gjallërohuni pak, zonjusha Hill, ju lutem.” Kuptohet që nuk do t’i vinte aq keq që po largohej nga puna në dyqan. Por në shtëpinë e saj të re, në një vend të largët e të panjohur, nuk do të ishte më e njëjta gjë. Atëherë do të ishte e martuar – po, ajo, Evelina. Atëherë njerëzit do ta trajtonin me respekt. Nuk do të lejonte të silleshin me të ashtu siç silleshin me mamanë. Edhe tani madje, që i kishte kaluar të nëntëmbëdhjetat, ndonjëherë ndihej në rrezik nga dhuna e të atit. E dinte që kjo ia kish shkaktuar rrahjet e forta dhe të shpeshta të zemrës. Teksa ata po rriteshin, ai kurrë nuk ishte dhënë pas saj siç jepej për Herrin apo Ernestin, sepse ajo ishte vajzë, madje së fundmi kish filluar ta kërcënonte dhe t’i thoshte se çfarë nuk do t’i punonte po të mos ishte për hir të së ëmës së vdekur. Dhe tani ajo s’kishte askënd që ta mbronte. Ernesti kishte vdekur kurse Herri, që ishte futur në sipërmarrjen e zbukurimit të kishave, pothuajse gjithnjë vinte vërdallë nëpër gjithë vendin. Përpos kësaj, zënkat e përhershme për pará pasditeve të së shtunës kishin filluar ta lodhnin sa më s’ka. Ajo gjithnjë jepte gjithë rrogën e saj – shtatë shilinga – dhe Herri dërgonte çfarë të mundej, por telashi qëndronte sesi t’i merrnin ndonjë diçka babait. Ai thoshte që Evelina i bënte rrush e kumbulla paratë, që s’kishte mendje, që s’kishte për t’i dhënë paratë e tij të fituara me djersë vetëm që t’i hidhnin në rrugë dhe shumë gjëra të tilla si këto, sepse mbrëmjet e së shtunës nuk ishin nga më të mirat pë ȁ