Pa Fokus Shkurt | Page 40

Nuk e kam patur asnjëherë brengë, madje çdo eksperiencë më ka ndihmuar në menaxhimin e të gjithë biznesit. Shkolla më ka ndihmuar të mos kem nevojë të kontraktoj individë të tjerë për detyra të ndryshme të fushes së biznesit, por t’i përballoj vetë. Edhe puna në call center, që të tjerët e quajnë të pa vlerë, të jep një ndryshim psikologjik të pa imagjinueshem. Të arrish të njohësh e të manipulosh zërin në anën tjetër të telefonit dhe ta konceptosh si person fizik, është diçka e një niveli krejt tjetër. Kjo ngaqë unë kapem shumë mbas detajeve, madje them që në një jetë tjetër do isha qënë agjente e CIA-s.(të qeshura). Edhe puna si menaxhere, pavarsisht se nuk kishe mundësi të shpreheshe apo të rriteshe në detyrë dhe ishe thjesht loloja e të tjerëve, në fund të nxjerr leksione tepër të vlefshme. Pavarsisht se më lart the që nuk ke arritur ende të kënaqësh veten, mendon se e ke aritur atë planin tënd fillestar, e mendon zumbën si dicka afatgjatë dhe cfarë objetivash i ke vënë vetes? Nuk e kisha menduar të arrinte deri këtu, sidomos kaq shpejt dhe normalisht që për mua është dicka afatgjatë. Qellime që i kam vënë vetes janë shumë. Dua të çertifikohem për të gjithë llojet e zumbës sepse ka 11 lloje dhe të arrij të mbroj “Zumba Time” si markë. Plan më konkret kam zgjerimin e biznesit pasi kam patur kërkesa edhe nga qytetet e tjera, por duke qenë se jam mesuar të marr një feedback direkt nga klienti e shoh pak të vështirë. Gjithashtu duhet të gjej njerëz si vetja për tia besuar këtë gjë. Ëndrra të miat pastaj janë të futet zumba si koncept në lëndën e edukimit fizik nëpër shkolla, të bëj një orë falas në një stadium të madh, të shkoj falas nëpër qendra përshembull me femijë jetim, të moshuar, gra të dhunuara etj dhe t’i dhuroj një orë të bukur. Pavarsisht çdo gjëje që do arrij, unë do e gjej një orë për të dhënë zumba, sepse e dua, e dua jashtzakonisht shumë. Pasi dëgjova të gjithë historinë e Anisës, nuk mund t’i mohoja vetes ta shihja nga afër atë që ndodhte. Kisha kohë pa dëgjuar histori të tilla, kaq inspiruese, e njerëz që flisnin me aq pasion e dashuri për atë që benin. U nisëm drejt qendrës së zumbës që ishte shumë pak metra larg kafenesë. Anisa u shkëput nga ne e po përshëndeste të gjithë një nga një. Në ato bisedat e tyre të vogla dukej afrimiteti e ngrohtësia e krijuar. Menjëherë bie në sy diversiteti “gocave të Anisës”. Ato i përkasin moshave, background-eve, përmasave trupore të ndryshme. Në momentin që Anisa vendos muzikën, të gjithë kanë zënë vëndet. Shumë kollaj mund të dallosh profesionalizmin e Anisës si instruktore, që nga lëvizjet, enegjia që përcjell, të bërtiturit për të mundur soundin dhe për të dhënë instruksionet e duhura, përkushtimi tek secili indivit dhe motivimi i personave duke i thirrur në emër. Të gjithë janë të clirët, nuk i intereson askujt gabimi në lëvizje dhe secili është përqëndruar te pasqyrimi i vetës ne pasqyrën e madhe të qendrës së zumbës, e jo te të tjerët. Pushimet e vogla mes këngëve kalo