Pa Fokus Shkurt | Page 39

Po po çdo gjë e mbulova vetë. Ishte një lloj mbështetje nga mami, por deri në hapin e parë pra deri te ideja. Pastaj plani nuk u diskutua më. Ndërkohë unë mendoja “Pse mos të filloj direkt në Tiranë?” Po ndonjë studim tregu mendove? Jo jo, as tani që flasim nuk e di sa qëndra janë. As nuk doja ta përhapja si ide për klientët, deri sa të arrija ta bëja. Mora vetëm një gazetë dhe po kërkoja për një ambjent për aktivitetin. Ne këtë moment po mendoja çdo gjë me kokën time, pa asnjë mbeshtetje, derisa një mikeshë e imja më propozoi të ishte partnere . E pranove? Si do ishte partneri ideal për këtë biznes? 39 Domëthënë kostot i mbulove vëtë, apo pate një farë mbështetje edhe nga prindërit duke qenë se shtysa fillestare ishte mami? sdoja të kërkoja. Në ditën e fundit që kisha afat për pagesën, shita IPhone-in tim dhe plotesova me ne fund kuoten.( të qeshura). Më në fund atë ditë arrita të marr frymë… Pastaj merresha me korografitë, sistemoja vendin. Pas gjithë kësaj kohe prindrit, duke e parë që spo nxirnin gjë me kundërshtime, erdhën të më ndihmonin nga pak me ambjentin. Ishte periudhë tepër e veshtirë, por kisha një bindje të brëndshmë që do ecte. Filluam në gusht që ishte muaji më i vështirë, sepse të gjithë ishin me pushime, skishte as studentë. Hapa një fanpage në Facebook dhe nuk bëra aspak marketing .. por thjesht u përhap fjala. Madje muajin e parë nuk doja që të kisha njerëz që kishin bërë Zumba më parë, sa të arrija të përshtatesha, po pati çuditërisht prurje dhe u mësova vetvetiu me të gjitha. Sa vjeç ishe kur ndodhi e gjithe kjo? Sa kisha mbushur 22 vjeç. Kur e mendoja fillimin e kësaj ideje e dija që njeriu i përshtatshëm për këtë aktivitet do ishte një natyrë shumë ë hapur dhe bashkëpunuese jo vetëm me kolegët por edhe me klientet. Megjithatë, edhe duke patur parasysh natyrën pak të zymtë të saj, e pran