Kjo për vetë natyrën e kërcimit
apo jo?
38
Po, ti bën shumë gjëra njëkohësisht:
është fitness i inkorporuar në
kërcim, humbet shumë kalori, bën
tonifikim trupi, humbet peshë,
çliron energji negative të ditës,
shkëputësh nga realiteti; këtu ka
patur njerëz që i ka ndryshuar
deri diku edhe personaliteti; disa
njerëzve i ka ndryshuar dhe jeta, ta
them pa modesti.
Shkurt janë lekë të shpenzuara
shumë mirë.
Po pastaj?
Po pra, të dal aty te fillimi i të gjithës
(duke qeshur sheh orën), se kam edhe
një klasë tani. Më thotë mami:”ti
zumbën e bën shumë bukur, po sikur
ta filloje në Lezhë? Pastaj hapet një
filial në Tiranë”. Ishte ideja që atje nuk
do paguanim qera, se kishim shtëpinë
tonë, dhe kostot në total do ishin
shumë më të ulta. Nuk ishim mësuar
as të mernim inisiativa në Tiranë.
Ndërkohë unë vazhdoja të punoja dhe
po vazhdoja të rezistoja për të marrë
atë përqindjen finale per të paguar
instruktorin për t’u çertifikuar…sepse
për ta ushtruar zumbën duhet të jesh
i çertifikuar. Por mendova që kursin
ta ndiqte motra, duke qenë se unë
isha më e shendetshme dhe isha në
siklet nga reagimi i të tjerëve. Pastaj
u vu re që realisht unë e dëshiroja më
shumë atë.
Profil
rezultoi po prap “Call Center”. Megjithatë kjo
punë ishte shumë ndryshe nga e para sepse
kompania ishte shumë herë më serioze.
Nga izolimi që kisha patur dhe nga frika që kisha
marrë për të ndenjur me njerëz të rinj dhe për
të eksperimentuar te vetja, kur kalova në punë
u ndjeva shumë mirë. Aty kam takuar njerëz të
mrekullueshëm dhe kuptova që kjo pjesa e rinisë
së sotme që shiten si normalë dhe si shumicë,
është shumë larg atyre që njoha unë… njerëz që
nuk i shtrijnë dorën njeriu dhe punojnë për gjerat
që duan. Këta janë ata që duhen vlersuar, jo të
tallen siç bëjnë “shumica’’ e të tjerëve. Erdhi
një pikë që edhe me këtë punë u lodha, sepse
ndryshoi mënyra e trajtimit të punonjësve. Kisha
nevojë të merja pak frymë, sepse kisha aritur në
atë pikë sa punoja nga 10 orë se sdija çfarë të
bëja tjetër. E njëjta gjë ndodhi edhe kur mora
një inisiativë me “LR-në”,aty ku filloi guximi im
për inisiativa personale…të tjerët vazhdonin me
fjalë të tipit deri kur do bredhesh ti me çantat
plot sa andej këndej. Janë shumë të çuditshëm
njerzit këtu, në vend që të vlersohet inisiativa
personale… Gjithsesi, aty më tërhoqi më shumë
pjesa e kontaktit me njerëzit e tjerë dhe koncepti
ndryshe i biznesit. Nuk dola shumë mirë nga ana
monetare, por isha më shumë e interesuar të
fryma e bashkpunimit dhe kontakteve, kështu që
në tërësi e konsideroj të suksesshme si periudhë.
Fillova më tej punë si “menaxhere”, ose më
saktë diçka që i kishin vënë emrin menaxher
sepse nuk ishte realisht pozicion i tillë, te “Çelsi
Media Group”. Në këtë kohë mami e motra kishin
ndeshur në internet informacion për zumbën në
Shqipëri. Unë kisha pak njohuri se çfarë ishte
por doja ta provoja realisht nga afër, thjesht
për kënaqsinë time. Kështu u nisa për te ora
ime e parë e zumbës. Atje vetëm zumba nuk
bëhej dhe ishte vendosur emri sa per të tërhequr
vëmendje. Kur u ndeshëm një herë të dytë me
një ofertë në një qëndër tjetër për zumba, nuk
shkova nga zhgënjimi i herës së kaluar. Paketën
me ofertë e porovoi motra dhe mami. Unë u bëra
përsëri kurioze, bëra një abonim tre mujor dhe
e dashurova zumbën që orën e parë. Për shumë
pak kohë arita të mësoj çdo gjë. Paketa ishte
pak e shtrenjtë. Madje zumba jashte shtetit
nuk funksionon me abonim dhe oferta, shkon
minimumi 10 euro/ora, është më e paguara.