Pikërisht, është shumë e vërtetë.
Unë mendoja se tregohesha egoiste
duke menduar për veten, mos
bëhem e keqe me të tjerët, por
të “ha” pak nga vetja që të jem
në rregull. Këtë e shihja edhe te
prindrit e mij, që përshtaten më
shumë me të tjerët dhe tjetri as
nuk e vlerson. Vjen një moment
që e kupton që kjo është shumë
e gabuar, madje të presësh të
vlersohesh nga të tjerët është
budallallik më vete. Unë që kur
kam filluar të mendoj kështu i kam
kursyer vetes shumë gjëra të pa
nevojshme dhe shpesh ja këshilloj
edhe motrave më të vogla këtë.
Kështu mendova të filloj një punë,
nuk e kisha idenë se çfarë, mjafton
të bëja diçka.
Madje është një formë egoizimi
përshtatja me të tjerët më shumë
se të bësh atë që do
të reja, pastaj energitë shteronin.
Në atë kohë isha edhe në një lidhje. Nga
një anë ai, nga një anë familja, nga një
anë shoqëria dhe unë si Anisë kisha
humbur, skisha vetëvlersim, më kishte
marrë siç thashë ajo rrjedha. Po pastaj
kur e shikon veten që ke frikë të flasësh,
të shprehesh, ke ndjenjë pasigurie…
Fillova të mendoj çfarë po ndodh tani?!
Mos ndoshta është kjo, përshtatiu njërit,
përshtatiu tjetrit, skam bërë kurrë qefin
tim para të tjerëve. Të dish çfarë kërkon
nga vetja dhe të bësh atë që do nuk
është egoizëm, është diçka natyrale, ti
prandaj egziston.
Rreth dy vjet. Fillova të punoj
që në fillim të vitit të tretë të
universitetit. Dëgjova për një
portal në internet dhe aty gjeta
punën time të parë, ”Call center”.
Nuk e dija saktësisht cfarë ishte,
pavarsisht se kisha dëgjuar shumë
gjëra, pjesa me e madhe negative,
nga të tjerët. Kjo gjë më acaronte,
sidomos kur vinte nga njerëz që
nuk kanë punuar një ditë në jetën
e tyre dhe i duan të gjitha nga jeta.
Gjithsesi, duke u treguar e
sinqertë me veten, sepse s’kisha
experiencë, isha ende në shkollë,
pa i dëgjuar fjalët e të tjerëve, e
pa i thënë askujt paraprakisht,
aplikova dhe kalova intervistën.
Aty kuptova që nuk ishte punë për
mua, pavarsisht se jam natyrë që
përshtatem dhe dy muaj punë për
mua, ishin si dy vite punë për të
tjerët, që i duhen të përshtatet, të
kuptojë si funksionon, të krijojë
ekulibrin… Aplikova diku tjetër,
që e gjeta po prap online, por që
37
Madje