Pa Fokus Shkurt | Page 27

Rubrika VEç Kristi Çunga 27 “ Në vend që koha të kontribuonte në formin e një tradite ku edhe në Shqipëri organizohet një event prestigjoz për artin bashkëkohor; edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë jeton në mizerje dhe nuk i hyn fare në punë arti. çështje menaxheriale jo domosdoshmërisht u përket artistëve. Përkundrazi, një “demokraci” e tillë hap shtigjet për një debat popperian, me protagonizëm individual apo klanor dhe pa dobi për vetë artin. Shumë artistë që mbronin pa negociata idenë e ruajtes së traditës, nuk ishin fare të pranishëm në diskutimin e Ministrisë. Duke patur parasysh numrin e vogël të pjesëmarrësve, zhurma që u krijua nga ky debat ishte më mbresëlënëse në sensin spektakolar se sa në atë zanor. Konkretisht, megjithëse ideja kryesore rrihte pikërisht tek vazhdueshmëria e konkursit, ajo ishte e pamjaftueshme. Ndër ta spikatën artistët bohem-liberalë që nuk donin gjë nga tutela e Shtetit dhe mund t’ia dilnin të vetëm; e deri tek ata menaxherë arti që ishin të gatshëm ta vazhdonin organizimin e konkursit pa as edhe një fond shtesë, dmth me mjete rrethanore. A thua vallë se çdo artist vendas ka aksesin e Kryeministrit për të hapur ekspozitë personale në galeritë më famoze të Parisit. Edhe pse ky