Pa Fokus Shkurt | Page 26

Ministria e Kulturës është padyshim institucioni i parë shtetëror që prej asaj kohe që po merret e së paku po e përmend problematikën e konkursit në fjalë. Por edhe ky shqetësim është ngritur nga Ministria pikërisht pasi kjo e fundit e la të pazhvilluar edicionin e rradhës. Më shumë se në aspektin “ç’duhet bërë” do të ishte më e udhës të merreshim me “ç’duhet përmirësuar”, pa u vënë në dyshim fakti se ky konkurs me doemos duhet të vazhdojë sipas traditës tashmë të shtruar këto 20 vite. Ndoshta rasti i Onufrit me gjasë përbën rastin specifik ku “transparenca proceduriale” është e tepërt dhe e dëmshme. Debati i hapur për Rubrika VEç Në fillesat e veta Onufri ka qenë padyshim risi për artistët shqiptar gjatë viteve të tranzicionit. Atyre tashmë u lejohej të krijonin art pa censurën nga regjimit i Shtetit të mëparshëm. Për këtë kishin pikërisht edhe ndihmën e ofruar nga Shteti i atyre viteve. Brenda modestisë së kohës dhe vendit, konkursi mbartte prestigjin e mjaftueshëm për të qenë një event ndërkombëtar. Por me kalimin e disa viteve, Shteti me sa duket u lodh nga organizimi i këtij konkursi-galeri të vetëm të në llojin e tij. Në vend që koha të kontribuonte në formin e një tradite ku edhe në Shqipëri organizohet një event prestigjoz për artin bashkëkohor; edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë jeton në mizerje dhe nuk i hyn fare në punë arti. Sa më shumë koha kalonte, aq më shumë Onufri lihej pas dore. Kështu, në vitin 2008, Ministri i asokohëshëm i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Ylli Pango e heq qafe një herë e mirë Onufrin nga agjenda e vet duke ja kaluar në menaxhimin dhe administrimin e tij dhe barrën e Onufrit ja kalon Galerisë Kombëtare të Arteve. Që prej asaj kohe e deri në zhurmën e sotme, asnjë politikëbërës nuk u ndje më për Onufrin. 26 O TI N U FA F R I T iO N ëse do të kishte fatin e mirë për tu realizuar ende, edicioni i 21të i konkursit - galeri të artit bashkëkohor Onufri me siguri do të mbahej mend gjatë nga audienca dhe aktorët e artit në vend. Ndoshta jo prej ndonjë prurjeje kushedi se çfarë që ky konkurs mund të sjellë këtë edicion, pak gjasa ka të ndodhë kjo pasi duhet punë për të arritur deri në atë; por prej zhurmës që ka shkaktuar. Prej zhurmës për hiçmosgjë që po kumbon prej godinës së re të Ministrisë së Kulturës dhe po dëgjohet deri në katin e epërm të Galerisë Kombëtare. Kjo zhurmë nisi pikërisht pak ditë më parë kur Ministrija e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro ftoi për diskutim të hapur artistë dhe aktorë tjerë të artit për të diskutuar në lidhje me ecurinë e Onufrit.