Pa Fokus Shkurt | Page 28

28 N jё mjegull kishte pushtuar tё gjithё vendin aq sa e kisha tё vёshtirё pёr tё parё se ku isha duke shkelur, madje ndjeja kёmbёt e mia teksa pёrfundonin herё pas here nё ndonjё gropё pёr shkak se rruga ishte shtruar ne kohёn e fushatave elektorale dhe gjendja e punimeve, gjithnjё fillon e shfaqet mё pas. Eh, ç’rёndёsi kishte kjo!!! Isha ngritur me njё humor qё rrallё mё ndodhte tё ngrihesha, vetёm qeshja. Madje edhe kur pёrplasja kёmbёn pёr shkak tё rrugёs sё prishur, qeshja si njё e çmendur. Por unё as qё nuk e mendoja se çfarё do tё mё ndodhte. Ky ishte thjesht fillimi naiv i njё dite tё bukur. Po nisesha drejt autobuzit si zakonisht isha vonё por ç’tё bёja, pёrse shkolla duhet tё fillonte aq herёt dhe tё mbaronte aq vonё , asnjёherё nuk e kisha kuptuar. Teksa po ecja drejt stacionit pashё se nё anёn tjetёr tё rrugёs po afrohej njёra. Tё them tё drejtёn nuk ma kishte qejfi tё dёgjoja atё, qё nuk pushonte kurrё sё foluri, aq mё tepёr fliste me zё tё lartё dhe ndihesha nё siklet nga prania e saj. Flistefliste-fliste dhe nuk pushonte… E njihja prej kohёsh dhe gjithmonё pёrpiqesha t’i shmangesha kur e shikoja. Ndaj sapo e pashё mendova tё fshihesha diku pas grupit tё njerёzve, tё cilёt prisnin autobuzin. Ajo po afrohej dhe unё fhihesha dhe mё tepёr dhe ula disi kokёn pёr tё mos u dukur, nuk do lejoja tё ndeshesha me tё. Mora frymё thellё duke e ditur se ajo nuk kishte se si tё mё shikonte. Papritur dёgjova njё zё çjerrёs dhe tё lartё qё mё pёrshёndeti: “Mirёmёngjes Ani”. Doja tё shpresoja qё nuk ishte ajo, por po. Ktheva kokёn pashё atё dhe buzёqeshjen e saj tmerruese. Pёrmblodha veten dhe i ktheva njё tё buzёqeshur nё formё ngёrdheshje. Ky ishte maksimumi qё mund tё bёja. Mirёmёngjes ia ktheva pastaj, dhe e mbylla me kaq duke u pёrpjekur pёr ta shmangur. Fillova tё lutesha, Perёndi tё lutem ma largo nga rruga ime, ta premtoj qё do sillem mё mirё nё vazhdim. Ta premtoj… Nuk e di pse kisha pёrshtypjen se Perёndia nuk do mё dёgjonte kёsaj herё pikёrisht sepse unё nuk e doja atё afёr. Nё fakt nuk ёshtё se nuk e doja , madje nuk e urreja, nuk e kisha inat, thjesht mё vinte turp prej saj nga mёnyra si sillej, e megjithatё ishte njё formё e tё mosdashurit dhe kjo. Sidoqoftё autobuzi erdhi dhe unё isha gati pёr tё hipur nё tё, nё mёnyrё qё t’i shmangesha asaj nё fakt. Ajo mё buzёqeshi sёrish, dhe tha: “Ani sa mirё qё gjetёm njёra – tjetrёn, tё paktёn do kalojmё mirё bashkё”. Qesha dhe mendova, ti mё gjete, po tё ishte pёr mua, do ecja nё kёmbё vetёm qё tё mos qёndroja me ty, por ç’tё bёj se jam tepёr vonё. U drejtova drejt derёs sё fundit dhe ajo mё ndiqte kёmba-kёmbёs. Por dera nuk po hapej sepse ishte e prishur, atёherё shkova pёr tё hipur te dera e mesit. Aty ndodhej njё turmё njerёzish tё cilёt dёshironin tё hipnin nё autobuz. Doja tё hipja por nё anёn tjetёr nuk e doja atё afёr. “Mё qёndro afёr, mё fliste, qё tё gjejmё njё vend pёr t’u ulur”. Nuk ka problem i thashё, sikur edhe nё kёmbё tё qёndroj pёr mua ёshtё mirё. “Jo mi jo, do gjejmё vend se s’bёn” thoshte ajo. Nuk ka rёndёsi i fola shkurt, dhe nё moment qё po bёheshin gati pёr tё hipur njerёzit, bёra njё lёvizje tё shpejtё dhe iu drejtova derёs sё parё. Dyert u mbyllёn dhe mendova se makthi mbaroi. Fillova tё çlirohesha, sepse sapo i kisha shpёtuar por jo. Dёgjova qё tek dera e parё dikush po trokiste fort nё nё dhe thёrriste me tё madhe. “Hape derёn po tё them. ” Zёri çjerrёs filloi tё ngrihej dhe mё tepёr, nuk ka mundёsi mendova , nuk mund tё jetё ajo. Kishte ardhur pas meje. Ishte ajo. Dera u hap. Shoferi i foli ashpёr , duke i thёnё “Nuk tё mjaftoi vendi nё mes por doje tё vije kёtu?! “Ti bёj punёn tёndё , mos u merr me gjёra qё nuk tё pёrkasin, se unё kisha shoqen kёtu dhe nuk do e lija vetem”. Thёrriste ajo dhe mё fort, pёr njё moment mё erdhi ta kap dhe ta hedh nga dritarja. I gjithё autobuzi po mё shikonte mua, dhe unё nuk reagoja aspak. M’u afrua. Hej shoqe e shikon qё nuk tё lashё vetёm , e pashё mё njё buzёqeshje tmerrёsisht tё shtirur, dhe nuk fola. Ajo u afrua dhe fliste me zё tё lartё duke mё treguar mbi pushimet qё kishte pasur nё Venecia. Tregonte pёr transportin atje dhe pёr sjelljen e njerёzve. Fliste me njё zё tё lartё çjerrёs duke thёnё: “ Kёnaqeshe me njerёzit nё autobuza atje, jo si kёtu, njerёz tё trashё , tё palarё a Page Name