Pa Fokus Shkurt | Page 19

Dramë e mirënjohur njerëzore e njeriut, që nga njëra anë ka nevojë për përkatësi ,për të qënë pjesë e një grupi, për t’i dhënë kuptim jetës, për të qënë bashkë, për të ndarë disa vlera, për të ndarë një besim etj, çka konsiderohen nevoja si qenie sociale, si edhe nevojë për të qënë i lirë, që kjo përkatësi mos i cënoje lirinë e tij si individ. Mirëpo a mund të jetë një njeri mjaftueshëm i fortë për t’i rezistuar presionit të jashtëm? I gatshëm për të marrë përsipër rrezikun e gjykimit e deri përjashtimit? A mjafton vetja? Individi i lirë është ai njeri qe jeton në një shoqëri te lirë ku liria buron nga dëshira, aspirata e njeriut 19Rubrika Kompas S hoqëria është produkt i individëve dhe identifikimit të përbashket të tyre me kulturë gjuhë, simbole e histori të përbashkët. Nga ana tjetër edhe individi është produkt i shoqërisë sepse në mënyrë të pandërgjegjshme në rrjedhën e kohës pa përvetësuar dhe brendësuar vlera, norma që dashje pa dashje strukturojnë mendësinë dhe sjelljen e tij. Nëpërmjet normave mbi të drejtën e të gabuarën, pozitiven e negative, shoqëria si nocion abstrakt nëpërmjet forcave shtrënguese e ndërshkuese homogjenizon individët, deri ne atë masë sa që ata e përcaktojnë vetveten si pjesë e një grupi, komuniteti. Interesat individuale bëhen interesa kolektive e anasjelltas. Nuk mund të përcaktohet më qartësisht nëse një mendim a sjellje është produkt i individit apo grupit që deri në atë moment ka bërë punën e vet induktuese.