Pa Fokus Shkurt | Page 20

Aspak, sepse në kushtet e jetës paralele në një botë virtuale gjithfarësh mediash sociale, jemi gjithë kohën në vitrinë, me çdo detaj të jetës të ekspozuar edhe me ndihmën e të tjerëve. E në këto kushte, të predispozuar të na gjykojnë në kohë reale. Një lukuni “të tjerësh” që marrin përsipër të të gjykojnë me kompetencat e “të gjithëdijshmëve”. E individi përballë turmës iracionalitetin në racionalitetin e vet ka gjasa të thyhet. E me të drejtë. Sociologu Erving Goffman argumenton se individi ka dëshirë të perceptohet pozitivisht e të pranohet nga të tjerët. Për ta arritur këtë ai vë maska, futet në rol si një aktor në një skenë teatri ku publiku është shoqëria. E duke qënë se çdo njeri ka aftësinë për t’u përshtatur, varësisht nga mjedisi social ndrron dhe maskat. Sigurisht, ai gjen edhe “tjetrin” ndaj të cilit ka mundësinë për të qënën i vërtetë pa qënë i detyruar të vërë maskë. Unë mendoj se paaftësia për të pranuar tjetrin ndryshe është së pari paaftësia për të pranuar veten ndryshe. Pasi pranon veten ndryshe e ndihesh rehat me këtë, fuqia afektive e “tjetrit” zvogëlohet. Ai nuk është më subjekt force, është vetëm vegël në duart tona për të shprehur veten. Vegël që zgjedhim ta përdorim ose jo. Erjona Mulellari Rubrika Kompas Shumë, sepse po këta mekanizma virtualë na bëjnë të mundur të shprehin veten para shumë “të tjerëve”. Mesazhi përcillet më fuqishëm, ka më shumë impakt. Suksesi qëndron në pikën kur gjykimi nuk arrin të na prekë, nuk arrin të na tjetërsojë. Tjetri është tjetër, nuk është UNË. “ Një lukuni “të tjerësh” që marrin përsipër të të gjykojnë me kompetencat e “të gjithëdijshmëve”. E individi përballë turmës iracionalitetin në racionalitetin e vet ka gjasa të thyhet. 20 per te qënë i lirë. Të minimizohet roli i individit është si të kufizosh potencialin kreativ që gjendet në të, potencialin e imagjinatës, potencialin e ndryshimit. Sa mundësi kemi që ta shprehim këtë potencial pa e ndjerë prezencën e syve “Të tjetrit”. Unë mendoj se s’kemi aspak dhe njëkohësisht shumë.