I
EZ
PO
“
Nje shi si ti!
Denada Elezi
Dua të të sjell ndërmend
Tani dhe këtu,
Nuk ia dal dot,
Më rrëshket
si rëra ndër gishtërinj!
Ti nuk je statuja,
As tempuj,
Por ti ke një zot,
Ai të përfytyron.
Pastaj të përfytyron sërish,
Nuk të dërgon dy herë njëlloj,
Por ti i njëjti je,
Të dalloj
Sepse je tekanjoz,
Të kam inat
Sepse më njeh.
Ti e di që jam e fundit
Që mbyll çadrën,
Pasi ti ke pushuar,
Si shpresë që përkulet
Për t’u kapur pas grimcave të
fundit.
Ti që i sheh të gjithë nga lart
Me thuaj, a ka të tjerë si unë?
8.2.2015