Pa Fokus Shkurt | Page 17

A Armir Kamberaj ftësia për të kontrolluar se çfarë ndodh në ëndrrat e dikujt konsiderohet tashmë një perspektivë reale , aq sa ka faqe në internet të cilat supozohet të ndihmojë individët me informacion , në mënyrë që të arrijnë këtë gjendje të cuditshme, që njihet si ëndërr e vetedijshme. Pavarësisht se është një fenomen i njohur, ne ende dimë shumë pak në lidhje me të dhe mbi faktin pse disa njerëz i përjetojnë këto ëndrra më shpesh se të tjerët. Një studim i ri nga shkencëtarët në Institutin Max Planck, ka dhënë një pasqyrë në lidhje me këtë temë. Ata kanë konstatuar se një zonë e veçantë e trurit, e njohur për përfshirjen në vetë-reflektim është më e madhe në ëndërrimtarët e vetedijeshem . Sipas studiuesve, kjo mund të tregojë se ëndërrimtarët e vetedijshem janë më të aftë per te reflektuar kur janë zgjuar. "Rezultatet tona tregojnë se vetë-reflektimi në jetën e përditshme është më i theksuar në persona të cilët mund të kontrollojnë lehtësisht ëndrrat e tyre," tha autorja Elisa Filevich në një deklaratë për shtyp. Gjatë një ëndërre te vetdijshme, individët janë të vetëdijshëm se janë duke ëndërruar, por lënë gjumin. Disa njerëz madje janë në gjendje të kontrollojnë se çfarë po ndodh në ëndërr, që lejon ata të ëndërrojnë për atë që ata dëshirojnë. Disa individë kanë raportuar gjithashtu se vetë-reflektim është më i theksuar në ëndrrat e vetdijshme. Kjo është arsyeja pse disa shkencëtarë besojnë se fenomeni mund të lidhet me ''metacognition'' (-qëllim të menduarit që mundëson të kuptuarit, analizën dhe kontrollin e proceseve njohëse e dikujt, veçanërisht kur janë të angazhuar në të mësuarit) , apo duke menduar për të menduarit. Megjithatë, askush nuk e kishte kuptuar marrëdhëniet midis ëndërrave te vetëdijshmë dhe mendimin e monitoruar në nivel nervor, që solli këtë studim. Për hetim, shkencëtarët u kërkuan pjesëmarrësve të plotësonin një pyetësor që shqyrtonte aftësinë e ëndërrimit te vetdijshem, dhe pastaj i ndanë ata në grupe, në varësi të frekuencës së ëndërrimit te vetdijshem. Dy llojet e rezonancave magnetike, strukturore dhe funksionale, iu bënë të gjithë vullnetarëve dhe pastaj u krahasuan. Siç përshkruhet në The Journal of Neuroscience, imazhet e trurit treguan se ëndërrimtarët e vetëdijshëm frekuentë, kanë vëllim më të madh të një zone të trurit të quajtur fronti paraballor i përparmë, krahasuar me ata të grupit me nivel te ulet kthjelltësie. Kjo zonë është e përfshirë në kontrollin e proceseve të ndërgjegjshëme njohëse dhe gjithashtu luan një rol në aftësinë tonë për të vetë reflektuar. Krahas këtij ndryshimi të dukshëm në strukturën e trurit, studiuesit kanë vërejtur edhe dallime në funksionin e trurit. Ata zbuluan ndër të tjera se individët në grupin e endrimtarve te vetdijshem shfaqin më shumë aktivitet në këtë rajon të trurit gjatë monitorimit të të menduarit. Testet u kryen ndërsa ata ishin zgjuar. Sipas studiuesve, këto rezultate sugjerojnë një marrëdhënie mes ''metacognition'', në veçanti monitorimi i mendimitm dhe ëndërrimit të vetdijshem dhe se të dyja këto aftësi ndajnë rrjetet nervore. Studiuesit do të donin të vazhdonin këtë studim duke hetuar nëse është e mundur të përmirësohet aftësia ''metacognitive' 'përmes trajnimit. Për ta bërë këtë, ata do të përpiqen të mësojnë njerëzit se si të ëndërrojn me vetdije dhe pastaj të shqyrtojë nëse rezulton ne aftësi të përmirësuara.