Pa Fokus Shkurt | Page 16

F ilmi i animuar, të cilin mund ta gjeni pa shumë vështirësi, Pika dhe Vija, film i drejtuar nga i madhi Chuck Jones dhe narracion nga aktori Anglez Robert Morley, është fitues, dhe me të drejtë, i një çmimi OSCAR në vitin 1965 për kategorinë Filmi më i mirë i Animuar. I bazuar në tregimin fantazi-satirike me titull Flatland: Një romancë e shumë dimensioneve shkruar nga Edwin Abbott Abbott (tregim i cili mund lexohet lehtësisht dhe krejt falas duke ndjekur këtë link), “Pika dhe Vija” tregon historinë romantike e dy formave gjeometrike duke u përshtatur kontekstit të idesë së kontekstit (pra që bëhet fjalë për forma dhe jo njerëz por duke u dhënë atyre shprehimisht fjalë dhe ndjenja njerëzore) në një trajektore interesante, djali njeh vajzën, e humb paskësaj atë, në fund e rifiton atë (duke zbuluar më të mirën tek vetja) dhe duke e përshkruar atë me doza komentari sociologjik, përshkrim dhe mënyrë e të komentuarit e cila rrezaton po të njëjtin efekt sot e kësaj dite, edhe pas më shumë se pesëdhjetë vjet pas prodhimit. Një mënyrë e të parit të filmit “Pika dhe Vija” është përmes historisë së “triumfit të ‘peshkopit’”, ku ndodhur në një qoshe të ankthshme (ashtu sikurse do ishte dikush që nuk është shumë “popullor”) Vija duhet të matet me dredharakut shumë popullor Squiggle, për rival që është, në ndjenjat që ndajnë të dy për Pikën me trille. Filmi nis me një përshkrim që Vija i bën vetes duke e quajtur formën e tij “ngrirë si një shkop… i mpi