Po pse llafazanë librash jeni Ju? Po Shqipëria
prandaj nuk ka ecur para, se njerëzit rrinë duke
u marrë me llafe. Gjasme “citime”. Gjithë ditëm
gjasme “citojmë” njëri tjetrin.
E para ky çuni në fejsbuk ka harruar të përmendë edhe bashkitë, që
Komisioni i ndritur i bën pjesë e reformës.
E dyta po a e kuptojnë këta njerëz antireformista se një reformë
ka lidhje me gjithëpërfshirjen? Po ec e shpjegojau këtyre birbove
që gjithëpërfshirja institucionale e thjeshtëson komunikimin. E
thjeshtëson punën. Po s’marin vesh këta. Madje duhej të përfshiheshin
edhe më shumë institucione, si për shembull pse jo edhe të futen edhe
rojet e universiteteve. Ata bëjnë një punë të vyer, ndjonjëherë edhe
më të çmuar se vetë stafet akademike apo ekspertat e ministrive.
Po nejse kjo është çështje tjetër.
Po këta profesorët që protestojnë mor aman! Ja për shembull ka
ca profesorë që janë kundër. Po ku dinë ata gjë? Po ata janë gjelozë
ore. Ata janë të zilepsur. Ata janë smirusha. Ata janë… Se s’dua të
prish gojën. Po ik ore keni kohë të merremi me Artan Fugën. Kombi
jonë ec përpara vetëm nëse njerëz si Fuga i lemë të flasin me vete.
Të gjithë e dinë që Artanin atje në Francë me mik ka fillu punë e me
mik e mbajnë në punë.
Le të kthehemi të kryevepra. Duke mos folur për fjalitë perla që
kishit qëndisur. Po përmendi vetëm çfarë dukej. Herën e parë e
nxorët draftreformën me një kopertinë që q’të them! Uaaa çfarë
kopertinë! Jeni fenomenalë. Ishte loja e Xengës. Një lojë me plot
gojën që mund të quhet akademike. Për shembull shahu është lojë
qerrash para kësaj loje. Nuk dua të vdes pa e marr vesh se ideja e
kujt ishte. Ajo është kryevepër imazhi.
Thanë që nuk kishit përdorur citime dhe referenca te drafti i parë.
Po ça ju kujtojnë këta mizerjet? Po pse llafazanë librash jeni Ju? Po
Shqipëria prandaj nuk ka ecur para, se njerëzit rrinë duke u marrë
me llafe. Gjasme “citime”. Gjithë ditëm gjasme “citojmë” njëri tjetrin.
Ky tha kshu, ai tha ashtu. Edhe donin me ju fut në sherr me kolegë
tuaj ndërkombëtarë. Pale donin t’iu bënin llafazanë ndërkombëtarë.
O nisha!
Por kulmi i kulmeve ishte kur thanë se Ju nuk takuat grupet e interesit
për t’u konsultuar për reformën. Po ça ju kujtojnë juve? Dojnë me
ju bo interesaxhinj para botës. Mizerjet! Po ju jeni të pastër! Jeni të
dlirë! Jeni të qelibartë! Jeni ujë Lane jeni!