Pa Fokus Mars | Page 20

yje, o zemra, o xhana, o shpirta! E kam fjalën për anëtarët e komisionit të hartimit të reformës së Arsimit të Lartë. U lodhët, u dërrmuat, u drobitët, të shkretët ju. Një vit punuat si heronj të vërtetë. Të paepur ishit. Por vetëm mosmirënjohje morët. Asgjë më tepër. Patët dalë një herë si komision në një mbledhje para ca muajsh në kronika lajmesh. Ishit duke punuar fort, po flisnit, po debatonit, po mbanit shënime, po diskutonit shkencërisht, po djersiteshit. Ishit duke punuar në një lokal. Që prej asaj dite nëpër televizione pak dolët. Thonin që ju nuk pranonit të debatonit publikisht. Po ku kishit kohë ju. Duke punuar egërsisht. Duke sakrifikuar. Duke u tretur. Po kush ta din thuaj? E hartuat kryeveprën, më në fund! Bëtë ç’bëtë e bëtë! Thanë që ka probleme! Kush foli? Studentët. Po me ata do mirre