Sot dy prej modeleve më të mira në botë të vlerësuar Ndërkombëtarisht
nga të gjithë janë: ai Finlandez e ai Japonez. Në të dy këto Sisteme nxënësit
nuk testohen deri në përfundim të shkollës fillore (7 vjeçare) por nxiten që
të zhvillojnë talentin e pasionin e tyre të shfaqur në tërë këtë cikël.
Së fundmi por jo më pak të rëndësishmit janë Mësuesit, Profesorët, e më
tej akoma stafi profesionist multi-disiplinar i përbërë nga mësues, punonjës
social, psikolog, sociolog, vlerësues artistik, sportiv, etj. Është e ngulitur në
opinion se Profesorët janë ata që dinë, ata që janë lodhur duke studiuar e
lexuar e për pasojë kanë atë status të ngritur social. E gabuar, keta nuk janë
mirëfilli Profesorët, Profesorët janë ata njerëz që kanë krijuar eksperiencën
e tyre ndër vite e që këtë eksperiencë e vënë në dispozicion të të tjerëve
dhe për të tjerët si pikë rëferimi, apo si pikë konsulte, përballje opinionesh.
Gjëja kryesore që Profesorët duhet të bëjnë është dallimi i qartë i arritjes si
një mekanizëm i dukshëm që të çon tek detyra. Një Profesor i mirë është një
Profesor që të motivon të perfeksionosh atë që di të bësh më mirë, ndryshe
nga të tjerët dhe përmes eksperiencës së tij, të udhëheq drejt konkretizimit
të ideve. Ky duhet të jetë thelbi akademik, ngritja e kapacitetit individual,
për të zhvilluar talentin, e përmes talentit, idetë personale.
Për ta mbyllur këtë shkrim po mbetem jashtë debatit të ditës mbi Tarifën,
Privaten, Publiken, Diploma fallco etj, sepse unë personalisht e konsideroj
të konsumuar këtë Sistem dhe të bëhesh pjesë e këtij debati nënkuptoj që
në mënyrë mekanike po kontribuojmë për t’i dhënë dorë fashimit të këtij
Sistemi tashmë të dekompozuar, ajo që kemi nevojë është një Sistem i Ri
Arsimor.
ANDI
BREGU