të ndryshme në të njëjtën klasë, bëjnë të njëjtën matematikë, të njëjtin
libër historie, të njëjtën letërsi, të njëjtën lëndë arti. A ka llogjikë që mund
ta pranojë se përvetësimet e tyre janë të njëjta?
Aspekt tjetër i dështur i këtij Sistemi është vlerësimi apo testimi. Testimi
është metodë ndëshkuese, nuk është metodë inkurajuese apo motivuese për
të zhvilluar talentin të cilin disponon. A është thelbi i edukimit të ndëshkojë?
Në thelb parimi i konkurencës në Arsim nxit testimin, pra nga njëra anë në
pranojmë që jemi të ndryshëm, nga ana tjetër testohemi njësoj. E parë në
mënyrë thelbësore, a ka vlerë testimi? A di më shumë një student që ka
një notë më të lartë në krahasim me një më të ulët? A është më i zoti në
punë praktike një që ka marrë pikë maksimale me dikë tjetër që nuk ka
marrë aq shumë? Eksperienca dhe praktika kanë treguar që jo. Një individ
që merr 10 në provim jo domosdoshmërisht di më shumë se një tjetër
që merr 9 apo 8 apo 7, sikurse jo domosdoshmërisht në praktikë ai/ajo
që ka marrë maksimalen e pikëve është më i/e aftë në zbatimin e këtyre
njohurive. Atëherë si mund të diferencohemi në jetë nëpërmjet Arsimit? Po
ka një përgjigje për këtë, nëpërmjet një Sistemi të ri, Sistem i cili qëllim të
tij ka punën dhe talentin. Një individ dallohet nga një tjetër nëpërmjet punës
që bën, një Ekonomist/e është më i/e mirë nga puna e tij/saj, një Sportist/e
është më i/e mirë nga puna e tij/saj, një Artist është më i/e mirë nga puna e
tij/saj, një Arkitekt është më i/e mirë nga puna e tij/saj, një Punonjës Social
është më i/e mirë nga puna e tij/saj e kështu me rradhë, pra është puna
që ne na dallon, na bën të ndryshëm në talentin dhe pasionin që kemi, jo
testimi.