transefrimet e Studentëve, Pagat e Stafeve Akademike, Titujt
Akademikë e të tjera si këto. A janë REFORMË këto debate?
Në opinionin tim do të thoja pjesërisht po, e përgjithsisht jo.
Sistemi Arsimor sikurse unë e thashë më parë nuk ka nevojë
për ndryshime apo reformime apo ti quajmë si të duam, sot e
domosdoshme është ngritja e një Sistemi të Ri, një Sistem që
thelbin e tij e ka tek Edukimi si proçes, tek nxënia, tek njohuria,
tek praktika, tek merita, tek talenti e tek pasioni. Reforma nuk
hyn më në punë, sado transformime ti bëhet këtij Sistemi ai
në thelb do të mbetet po i njëjtë, model i dekompozuar.
Ja të jem më i qartë me konceptin e ri që Arsimi duhet të
këtë, e më konkretisht sikurse Pikaso thoshte; - Fëmijët janë
artistë të lindur, problemi mbetet se si të ngelin artistë
duke u rritur. Padyshim thelbi është dhe mbetet tek
shkolla. Shkolla nuk është ambjenti ku ne trasportojmë
një thes me libra nga shtëpia e anasjelltas, e as godina e
mbushur me mësues
e profesorë të
ditur
përballë
nxënësve
e
studentëve që nuk dinë, e aq më tepër shkolla nuk duhet
kurrësesi të jetë institucioni ndëshkuës e demotivues por
e kundërta e kësaj, duhet të nxisë motivimin e dëshirën.
Nuk mund të ketë reformë për Arsimin e Lartë, reforma
detyrimisht duhet të dalë nga poshtë nga Arsimi bazë e
të ecë në menyrë lineare.
Mbrapshtësia duket se ka filluar që në konceptim të Sistemit
që siç thotë Ken Robinson ecuria e arsimit ka ecur përmes
inflacionit akademik, dje diploma të garantonte një punë, sot
kemi individë që kanë diploma Master e Doktorature e sërisht
janë të pa integruar në