Pa Fokus Mars | Page 16

ebatet janë gjithmon të shëndetshme për një shoqëri, sepse ato gjenerojnë ide dhe vullnete të qarta e të plota për të sjellë ndryshime interesante në jetën shoqërorë, sjelljet individuale, kolektive apo dhe ndryshime në strukturën e funksionimin e shoqërisë në tërësinë e saj, i tillë është dhe debati që sot zhvillohet mbi edukimin. Në përgjithësi në hapësirën globale paradigmat kulturore e shikojnë nocionin e Edukimit në një plan dhe këndvështrim të gjerë, megjithëse një nga komponentët kryesorë të këtij proçesi padyshim është Arsimi, e pikërisht këtu ka ngelur edhe debati në Shoqërinë tonë Shqiptare, tek Arsimi. Debati është i nxehtë sepse dhe tema është e tillë, delikate, që e prek pa diskutim shoqërinë në tërësi dhe përfshin shtrirje kohore, të të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes së brezave e të shoqërisë. Janë hedhur shumë ide se si mund të ndryshohet sistemi Arsimor Shqiptar, janë krijuar edhe grupe të ndryshme interesi, janë krijuar edhe grupime pro dhe kundra ndryshimeve, janë përshfshirë padiskutim Profesorë, Studentë, Individë të zakonshëm, profesionistë, burokratë, teknicienë, Universitarë e Qytetarë, Politikanë, e të gjithë flasin për një ndryshim të domosdoshëm në Sistemin tonë Arsimor, pra e thënë shkurt ky Sistem nuk funksionon dhe njëzëri të gjithë thonë për ndryshime, ajo që mua më bën përshtypje në tërë këtë debat është, askush nuk flet për një sistem të ri, po ashtu, të ri, që në themelin e tij deri tek shkallët më të larta. Përderisa të gjithë ne po e pranojmë se ky sistem nuk fuksionon, a ja vlen ta ndryshosh atë? Çfarë do të thotë ndryshim? Po të marrësh nocionin llogjik të fjalës ndryshim, atëhërë kuptimi i saj do të ishte të mbajmë këtë sistem, por të heqim apo shtojmë individë, të heqim apo të shtojmë tekste, të heqim apo të shtojmë godina e kështu me rradhë, pra e thënë në mënyrë mekanike me shëmbullim e një makime të dekompozuar, do të thotë kësaj makine, ti riparojmë motorin, ti riparojmë edhe ndonjë pjesë tjetër mekanike, e ta shtyjmë sa ta shtyjmë, por në thelb, ajo ngelet po ajo makinë e vjetër, e prishur, ndonëse ka marrë ndryshime, rrezikun për të të lënë në rrugë e ka sërisht shumë të lartë. Dua të sjell në vëmëndje një prej personava që më ka inspiruar më tepër në fushën e Edukimit e konkretisht për Arsimin, Sir Ken Robinson, i cili hedh një pyetje të madhe, a po Edukojmë? Dhe përgjigjia është, nuk e di por më duket se jo. Për tu rikthyer dhe njëherë tek debati mbi Arsimin në Shqipëri ku pikat kryesore janë bazuar tek Tarifa e Shkollimit, Unifikimi i Publikes me Privaten, Liçencimi i Universiteteve Private, Diplomat fallco apo të blera, Universitetet Private të mbyllur e