Më ndjeni për dialektin.
Jo, asht sarkastike. Nuk ju kërkoj vërtet’ falje për
dialektin. Besoj verbnisht në shprehjen e Pasolini-t
se “dialekti asht shprehje e individualitetit”*, prandej
nuk jam tuj e shmang’ ma pse jeni m’sue me lexu nji
gjuhë shqipe “të pastër, letrare” që asht n’fakt rr’nojë
e diktaturës. Nuk asht pa arsye pse flas për dialektin
e pse flas n’dialekt. Njoftja jeme e parë me shkollën
si institucion nuk ka ndodhe ditën e parë të shkollës.
E disha që si fmi duhet me u grumbullu me fmijë të
tjerë e me ndjeke nji orar t’caktum për me zgjerue
dituritë, tanë bashkë. Institucionalizimi jem ka lidhje
t’ngushtë me dialektin.
Kisha shkue në kopesht në Shkodër, në vendlindje,
dhe e kisha shiju me shpirt. Nana më kishte mësue me
lexu që n’vjetin tem të pestë, pse vete ishte mesuese
gjuhe e letersie, e, për argëtim pak, por edhe për
hir të zakonit, nuk kishte ndejtë pa na mësue edhe
funksionet e fjalëve në fjali. Perveç kësaj, n’kopësht,
na mësunen në vit të fundit me shkrue, numrat vetëm,
por që atëherë nana e dau që un shkrujsha me të
rrëmakten, e tuj i parapri institucionalizimit që m’pritte
në shkollë, më detyroi me e ndërrue dorën. Hala sot, e
vuej këtë gja. Nuk ndihem krejt vetja, ndihem
paksa sikur m’kan’ “dhanë buzagazin e rremë
të Guinplenit” , që tash e shof si nji nevojë
e shoqnisë që un’ me iu
përshtatë, përndryshe
kishin me më përjashtue.
Në klasë të parë më
hoqën edhe nji copë
tjetër identiteti, prejse
mësuesja, që qe nji
zojë e respektume e
që më donte fort, nuk
kuptonte asnji fjalë
prej gegnishtes. E kur u
ankova se “Marku më ra me laps kresë”
e s’m’u ndigjue apeli, apo kur u gjegjsha
se “njizet e njizet bajne katërdhetë” e isha
gabim, m’u desht me e ndërrue dorën, kët’ herë në
gjuhë. K’shtu fillon institucionalizimi jem. Nji vdekje e
identitetit, për me t’pranue shoqnia.