Pa Fokus Mars | Page 23

dhe titullin “peshkope” sigurisht. Kam kenë snobe për vetëmbrojtje, se disha shumë, lexojsha si e drogueme, e se kisha mëni prej ndryshimeve që m’ishte dashtë me ba për me më pranue. Ama deri në universitet, nuk kam pas fatin me njoftë dike që përbuz librin, madje librin që e ka shkrue vetë, për me i ba piedestal dijes, të m’suemunit konceptual. Nuk due me ia thanë emrin, por ajo grue e g’zueshme, e dashtun, m’ka ba me jetue rasa të ngjashme me ato të Ethan Hawke tek filmi “Dead Poet Society”. Pse ajo mendonë si un’, mendimi i vet ishte nji majmun që u hidhte degë m’degë, ama t’msonte çdo gja të randësishme, pse kishte lidhje logjike, pse ishte interesante me e ndjekë at’ pasion t’saj e me pa si shihte ajo. T’bante me t’u sendërgjue ajo botë që përshkruente, ndonse botë ligjesh, për shumë e mërzitshme, pa ngjyrë. Prej saj kam msue me u emancipue, me dalë nga pushteti atnor. Veçse për mu ishte emancipim nga shoqnia, emancipim nga institucionalizimi i dijes, që n’fakt s’asht veçse çensurim, dituri selektive përziem me arrogancë skolastike, për me t’ba me u ndie i vogël. Sot, çdo njeri e ka n’axhendë me e ba tjetrin me u ndie ma i vogël, ma pak se ai, sidomos në metropol. Kët’ nuk e tham prej nostalgjisë për Shkodrën, jo, se për me gjetë ça s’shkon në Shkodër, hala qëndrojnë ankesat e Koliqit e jo pak t’Migjenit. Shkolla asht nji nga ato vende ku m’son me u përplas’ me kët’ “tkurrje”, që për fat, te disa mbetet n’tentativë. Në shkollë kam msue vetëm që duhet me u duk’ e sigurtë, duhet me zanë hapsinë ajrore shumë, me u ba hije të tjerëve me praninë tande, me fole me za t’plotë e mos me pranue kurrë se s’din, por me e dredhë kinse nënkuptove diçka tjetër. Fundja k’shtu i jan’ gjegjë përherë pvetjeve t’mija profesorat e profesoreshat. Gjithmonë jam tërhek’ ma s’tepërmi prej atyne që ishin “të çmendun”, t’falisun mbas landës s’vet, se t’pakten ata ta injektoshin pasionin e tyne n’gjak e, doshe s’doshe, diçka kishte me t’mbetë n’mend a nemose diku tjeter, n’nji vend ma instinktiv, që n’letërsi e vejnë afër me zemrën. Këta që bajnë sikur dijnë, i mashtrojsha leht’ tuj ba edhe une sikur dijsha. Animirë, qysh se m’asht dashtë me thanë për Fishtën “shqip asht, po shqip, kjo asht gjuha juej e duhet me ia njoftë dialektet!”, kisha vendosë që kam me fole gjuhën e tyne derisa te jëm e edukume mjaftushëm që me i ba me m’ndie kur t’nisi me fole në gjuhën teme. E sot ndihem e edukume dhe e emancipume mjaftushëm për me e hedhë kët’ hap n’humnerë. “Il contadino che parla il suo dialetto è padrone di tutta la sua realtà” Sara KAR (((0