Pa Fokus Mars | Page 71

aspekte për të cilat ai mezi arrin të adoptohet, BIG DATA dhe modeli i mësimdhënies. Është sakaq siç dhe përmendëm e ditur që përgjithësisht universitetet nuk janë të ekspozuara ndaj fenomeneve sociale, ajo ngjan më shumë si një oaz dijesh, por që nuk ka asnjë tangent të dhënash njerëzore rreth rëndësisë që kanë këto të dhëna në realitetin jashtë këtij universiteti dhe tjetra që ka të bëjë me mungesën e interaktivitetit, modelin tradicionale me lektorin dhe projektin në qëndër kur në fakt duhet të ishte e kundërta, duhet të ishte studenti në qëndër (ai nuk është më një qënie që i duhet mëshuar detyrimi fëminor që të rrijë në klasë) dhe për më tepër e gjithë përpjekja duhet të bëhet që të zgjohet imagjinata, duhet gjetur mundësi që informacioni të jetë i përditësuar, të ngjallë interes të ketë inteaktivitet, të jetë një problem i cili prek shoqërinë në tërësinë më të ethshme dhe të skajshme të mundshme dhe jo detyrat e klasës së pedagogë. Duhet të mësojmë pedagogët dhe lektorët tanë që një student nuk është një papërgjegjshmëri sociale, është sakaq një pjesë e konstruktit të saj. Adresimi konkret në këto raste është shumë i thjeshtë. Modelet nuk mungojnë, por normalisht për të bërë këtë propozim duhet të kihet parasysh që në këtë mes ka shumë palë interesi që dashur (dhe me shumë dashni) u intereson që gjendja të mbetet kështu. Këtu mund të indentifikoj profesorët apo punonjësit e arsimit që harrojnë që në institucione arsimore të larta mësohet dhe jo ruhet, dhe s’dinë të përdorin sikurse një email të thjeshtë e jo më të përshtaten me kushtet e reja të të mësuarit ku video, programimi, desajni (informacioni i rrjedhshëm ndryshe) janë pjesë e një klase që i gllabëron kësi lloj informacioni në kohën e lirë (mungesa e BIG DATA). Dhe pala tjetër, ata që botojnë libra, autorë dhe shtypshkronja të cilëve për fatin e tyre të mirë që gëzojnë një situatë oligopoli, nuk do të pranonin kurrsesi që të ekzistonte libri digjital, i cili është shumë më i mirë në konsum (për natyrën e tij për të mbajtur video, interaktivitete të ndryshme si lojra për të zgjidhur ushtrimet, hyperlink etj etj ashtu sikurse prej faktit që studentët janë konsumatorë të paparë të internetit dhe mjediseve virtuale) dhe i lirë. Një rast konkret është një projekt pilot në Slovaki ku një shkollë me leje të Ministrisë së Arsimit programoi/botoi dy libra për arsimin e mesëm; një për gjuhën dhe një për fizikën. Rezultati është i jashtëzakonshëm dhe mund ta kuptoni që një student aty e gjen veten të mahnitur dhe njëkohësisht të palodhur nga gllabërimi i informacionit që merr. Por këto kërkojnë sipërmarrje të vërteta, kërkojnë vullnetin e institucioneve përgjegjëse për të lejuar një projekt të tillë, pilot, për të bërë të mundur zhvillimin me hapat e duhur të edukimit në Shqipëri, për të bërë vendin tonë një shembull, sepse kemi mundësinë, asnjë tjetër nuk e ka bërë më parë. Dhe është mirë të jesh i pari. Marin Nikolli