Pa Fokus Mars | Seite 70

Në kohën që jetojmë është thelbësisht e vështirë të adresosh dy gjëra: kohën që jetojmë dhe nevojën që kjo kohë mund të ketë për reforma në fusha të ndryshme si shoqëria, arsimi, shëndetësia etj dhe gjëja tjetër që është gati dhe e pamundur të adresohet është konteksti dhe trasportimi i koncepteve nga një shoqëri në tjetrën. Më së miri kjo mund të vërehet kur flasim për arsimin. Është tashmë botërisht e njohur se sa më shumë kohë kalon vihet re se edukimi është krejtësisht në krizë, që nuk ka më modele për t’u ndjekur. Mund të ketë prej tyre që në fakt të thonë se, në fakt modele të tilla, kurrë nuk kanë ekzistuar. Nëse të tilla ka patur duhet të ketë qënë përgjatë mesit të viteve 90të ku dhe bëhej shumë kompromis për tranzicionin në epokën teknologjike por gjithashtu kishte më shumë shpresë dhe gëzim. Tanimë askush nuk i kursen më kritikat ndaj arsimit, dhe me ç’duket të gjithë