A ju kujtohet, zonjë, zënka jonë e bujshme
atë natë në sallonin japonez, mbi njëfarë
babai që kreu incest? A ju kujtohet zemërimi
juaj, fjalët e ashpra që më hidhnit, gjithë
shpërthimin e pezmatimit tuaj dhe a ju
kujtohet se çfarë thashë për ta mbrojtur atë
burrë? Ju më dënuat. Unë po kundërshtoj.
Askush mbi faqe të dheut, thonit ju, askush
nuk mund të falte poshtërsinë së cilës unë
po i hidhesha në mbrojtje. Atëherë sot do ta
rrëfej këtë dramë para të gjithëve.
Ndoshta do të gjendet dikush, jo për të
shfajësuar veprimet e ndyra dhe kafshërore,
të patur një fëmijë që t’i dhuronte të gjithë
dashurinë e mundur. Por nuk pati.
Dy vjet kaluan. Ajo ra në dashuri. Ishte një
djalosh njëzet e tre vjeçar që e adhuronte aq
fort sa bënte të gjithë marrëzitë e botës për
të. Megjithatë, ajo i bëri ballë gjatë dhe me
vendosmëri. Ai quhej Pjer Martel.
Por një mbrëmje dimri, qëlluan të ishin të
dy vetëm në shtëpinë e saj. Ai kish ardhur
për një filxhan çaj. Pastaj ishin ulur pranë
zjarrit në një ndenjëse të ngushtë. Nuk thonin
asnjë fjalë, të lakuara prej dëshirës buzët
thaheshin nga ajo etje e egër që i shtyn në
buzë të tjera, ndërsa krahët fërgëllenin nga
nevoja për t’u hapur e për të përqafuar.
Llampa e mbuluar me cohë dantelle përçonte
një dritë të dobët në sallonin e heshtur.
Të angështuar që të dy, murmurisnin atykëtu ndonjë fjalë, por kur sytë i takoheshin,
një tronditje ia ngrinte peshë zemrat.
Çfarë mund të bëjnë rregullat e mësuara
kundër egërsisë së instikteve? Çfarë mund
por për të kuptuar se nuk mund të luftojmë
kundër disa fataliteteve që duken si fantazi të
tmerrshme të natyrës së gjithëpushtetshme!
E kishin martuar që gjashtëmbëdhjetë vjeç,
me një burrë plak e të vrazhdë, me një
tregtar lakmitar për prikën e saj. Ajo ishte
një krijesë e vogël bjonde, e qeshur dhe
ëndërrimtare në të njëjtën kohë, me dëshirë
të madhe për të gjetur lumturinë. Zhgënjimi
i ra mu në zemër dhe ia thërrmoi. Për një
çast të vetëm ajo kuptoi jetën, të ardhmen
e humbur, shkatërrimin e shpresave dhe një
dëshirë e vetme i mbijetoi në shpirt, ajo për
të bëjë paragjykimi i turpit kundër vullnetit
të pandalshëm të natyrës?
Rastësisht, gishtat e tyre u prekën. Dhe kjo
mjaftoi. Forca brutale e ndjenjave i hodhi
njëri mbi tjetrin. U shtrënguan pas trupave
të tyre, e ajo iu dha.
Mbeti shtatzënë. Me të dashurin apo me
të shoqin? A mund ta dinte vallë? Po me të
dashurin, pa dyshim.
Atëherë një llahtari filloi ta ndiqte këmba
këmbës, ndjente se do të vdiste gjatë lindjes
dhe pa pushim i kërkonte atij që e kish
zotëruar tashmë, të betohej se do të kujdesej
për fëmijën gjithë jetën, se do t’i plotësonte
çdo dëshirë, se do të bëhej gjithçka për të e
madje, edhe të kryente krim për lumturinë e
tij nëse duhej.
Ky mendim i ngulët e çonte gjer në çmenduri;
ajo rrëmbehej çdo ditë e më shumë që i
afrohej shpëtimi.
Ajo vdiq duke sjellë në jetë një vajzë.
Për djaloshin ky ishte një dëshpërim i