Pa Fokus Mars | Seite 64

të punonte e të shkruante më tepër, se ai kishte lindur për të shkruar, kështu që t’i merrte të gjitha kënaqësitë, madje edhe problemet shëndetësore, e t’i rraste në ndonjë sirtar. Floberi e dinte mirë që nxënësi i tij jetonte në një ferr të paimagjinueshëm (në atë kohë Mopasani ishte nëpunës në Ministrinë e Marinës), por e shtynte që nga ora 5 e darkës deri në 10 të mëngjesit, t’i kushtohej tërësisht Muzës dhe frymëzimit. Mendonte se ato që ende i mungonin Mopasanit ishin parimet. Për një artist nuk mbetet gjë tjetër veçse të sakrifikojë gjithçka për artin. Jeta duhet parë në sytë e tij thjesht si një mjet dhe njeriu i vetëm për të cilin nuk duhet t’i bëhet vonë fare është pikërisht vetja. E marr me mend sesi prindërit e sotëm do të lebetiteshin nëse mësuesi ua tregonte të vërtetën kaq shkoqur fëmijëve të tyre. Tani po filloj të ndihem e trishtuar se përse nuk pata një mësues të tillë. Vdekja e Floberit pati ndiki