Pa Fokus Mars | Page 63

ë ditët e sotme po bëhet gjithnjë e më e vështirë krijimi dhe përforcimi i figurës së një mësuesi, të një mjeshtri, të një udhërrëfyesi që me përvojën dhe dijet e tij të mund të përçojë sadopak tek nxënësit, të cilët qëllojnë të jenë pikërisht ata që jo vetëm janë të etur për të mëusar, por kanë edhe mendje të ndryshme, secila në bukurinë e saj, që kanë nevojë të zgjohen e të përdoren për të mirën si individuale, ashtu edhe të përgjithshme. Më vijnë në mend disa arsye se përse unë nuk kam dikë që ta thërres “mësues” me plot gojë. Ndoshta sepse shumica ofrojnë dije dhe njohuri që fare mirë mund t’i kishe marrë vetë duke lexuar, ndoshta sepse pësoj shembje idhujsh sa herë që një pyetjeje të sjellshme i përgjigjen në mënyra shumëllojshmërisht jo të hijshme, ose ndoshta thjesht sepse është faji im dhe i atyre që kërkojnë shumë nga jeta si unë. Gjithsesi, ata që them se e meritojnë titullin shumë fisnik të mësuesit, për mua ose janë shumë larg, ose kanë kohë që kanë vdekur. Është shumë e vërtetë shprehja se në fund të fundit, nxënësi do të bëhet e do të formohet sipas veprimeve të mësuesit, prandaj në kohën tonë është e rëndësishme të mos kesh një mendje lehtësisht të manipulueshme. Sidoqoftë, disa njerëz janë më me fat se ne në këtë këndvështrim. Gi dë Mopasani ishte në të njëjtën kohë ngushëllimi dhe krenaria e shtatë viteve të fundit të jetës së mësuesit të tij, Gustav Floberit. Djaloshi Mopasan ia rikthente shkrimtarit të plakur dashamirësinë që tregonte ndaj tij të shumëfishuar. Përpos kësaj, ai ndiqte me vëmendje këshillat letrare, gjer në atë pikë sa pjesa më e madhe e ideve të mësuesit u bënë dhe të tijat, bashkë me mënyrat e vëzhgimit dhe të kompozimit. Mopasani punoi me Floberin përgjatë shtatë viteve, në mësime me të cilat ai i krijoi nocionet letrare që vështirë se fitohen edhe pas dyzet viteve përvojë. Diçka fort e vlefshme që Floberi i mësoi nxënësit të tij të vetëm, ishte që kurrë nuk duhej të shkruante artikuj që në fund nuk do të donte t’i nënshkruante dhe kurrë nuk duhej të vinte emrin e tij në fund të një faqeje të shkruar në më pak se dy orë. Kjo është një marrëdhënie e denjë mësuesi dhe nxënësi. Nuk habitem pse sot është vështirë të përsëriten gjëra të tilla. Floberi i tregoi Mopasanit se gjithçka fshihet në vëzhgimin e asaj që duam të shprehim, për aq kohë dhe me aq vëmendje, sa të zbulojmë një anë të saj që askush më parë nuk e ka vënë re. Në të gjithë botën nuk gjen dy kokrriza rëre të njëjta. Ai e shtynte të riun Mopasan që me disa fjali të shprehte një qenie apo send në mënyrën më të pastër e të qartë të mundshme. Kështu u formua rruga e tij letrare drejt natyralizmit dhe realizmit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Tregohet se Floberi e merrte nxënësin e tij të dashur për të shëtitur gjerë e gjatë nëpër fshatrat e blertë të Francës dhe njëherë, e uli përballë një trungu të madh peme dhe e urdhëroi ta përshkruante. Nuk e lejoi të ngrihej nga vendi pa kaluar dy orë. Edhe pse kishte një diferencë të madhe moshe mes tyre, Floberi e shihte Mopasanin si mik dhe besonte se me kalimin e kohës ai do të fitonte origjinalitet, një mënyrë vetjake të të parit e të të dëgjuarit, sepse atij shumë pak i bëhej vonë për sukseset dhe lavdinë. Ky është një parim i çmuar që haset rrallë tek shkrimtarët. Gjatë kohës që Mopasani qëndronte në Paris, Floberi nuk i thoshte gjë tjetër veçse ta përdorte kohën e tij më frytshëm. Thoshte se duhej me patjetër