Pa Fokus Mars | Page 32

jë ditë babi vjen në shtëpi me një libër të trashë në dorë(me kapak po aq të trashë, të kuq, jo kamosh.) Unë po shihja televizor. Më afrohet, ma vendos “librin” përpara dhe më thotë: “Merre dhe mëso si nuk duhet bërë një doktoraturë!” “Okej babi!” E mora, e hapa. Më mirë të shihni një film horror japonez sesa t’ju them se ç’pashë. Që në paragraf të parë. “Mardhëniet”, “si rrjedhoj” dhe pastaj gjen të shkruar më poshtë ose diku tjetër: “unë vazhdojË”. Dreqin zemër, vure ë-në aty ku duhet, të paktën njëherë në jetëëëëëëëë! Edhe diçka, nuk po them gjë për përmbajtjen pasi mendoj se nuk më takon mua ta bëj. Pas shumë dhimbjesh për mëse tre vite në këtë paradë të lemerishme ë-shë dhe ta vë-shë mendova që do të ishte mirë që të thoshja diçka për këtë fenomen. Më tepër jam përqëndruar(me ndihmë sigurisht) tek tekstet “akademike” edhe pse edhe tekstet letrare nuk mbeten pas. Më lejoni t’ja filloj: Përveçse kemi lindur në një periudhe në të cilën nuk kemi mbas çfarë të kapemi për të mbijetuar; art jo, bukuri jo, dashuri (pff), na është mohuar edhe e drejta për të patur një libër të saktë, pa gabime ortografike. Librat e mirë, duhet të jenë rrasur diku ktu në ndonjë cep të ndonjë biblioteke(rasti më i mirë) sepse nuk ka mjaftueshëm marketing për ta. (Po ç'është ai, një libër me kapak jeshil. I shëmtuar! I shëmtuar! Digjeni atë, se është shkruar mirë!). Ose, ose, ata që janë libra të hajrit, janë për SHBA-në. Për ekonominë e SHBA-së. -Ku jeton ti? -Në Shqipëri. -Sa është defiçiti në Shqipëri? -S'e di vlla, po deshe të them të Amerikës! Ironikja këtu është që unë nuk e di as të Amerikës. Nuk e di. Nuk e di dreqin mos më gjyko! Atëherë, jam në shtëpi, viti i parë Universtet (e shqiptojnë), jam në sezon. Hap tre katër libra (sa për t'u ndjerë sikur jam në Kembrixh) gati për të mësuar. O zot i madhë sa do mësojë sotë!!!! Një fjali në faqen e fundit(të jetë efekti taj skri sërish?) Thikë, oh thikë në zëmër(nuk është kjo fjalia, prit)! Fjalia është: "Referenca është një gjë që duhen kuptuar se duhen kuptuar(jo s’është efekti taj skri; më fal ma!)!" -Vërtet mami? Është e vërtetë kjo? Mirë që kemi librat që na ndrisin mendjen. Dhe, në provim të bie një pyetje: -Pse duhet kuptuar referenca? -Se duhet kuptuar?