Pa Fokus Mars | Page 31

pa qëllim në vetëvete, e tillë si në shkollën ku Erik Ponte gjendet, dhe duhet të luftojë dëshirën e tij për t’i thyer këto rregulla por pa përcjellë veten në dëshirën për kaos. Një dilemë që filmi në një farë mënyrë e përcjell që në fillim, duke qënë se Erik Ponte në fillim është një student grindavec që merret me grupe që përleshen gjithë ditën rrugëve, e mandej prej faktit se përjashtohet nga shkolla e fundit publike që mund ta pranojë, sepse rref dikë dhe sepse drejtori i kësaj shkolle e quan Erik një të keqe të madhe, regjistrohet në një shkollë elitare, nga ku nis një revansh i të gjithë gjërave që mund të ketë bërë dhe tani i duhet të paguajë për to. Pasiqë ai ka bërë një betim (kontratë sociale) nënës së tij, i duhet të bindet rregullave të shkollës. Shkolla nga ana tjetër shfaqet para tij si një qënie që nxjerr grahma inatçore Por pikëpytja që shtron regjizori për zgjidhje nga shikuesi i tij është nëse nga kjo ka një zgjidhje. Në fakt në fund një zgjidhje e tillë ekziston por është vetëm në rastin e Erik, sepse paçka se filmin mbaron pikëpytja mbetet dhe paçka se jemi shumë të vetëdijshëm për faktin që bëhet fjalë vetëm për një film me një fund të lumtur filmi na adreson pyetjet nëse jemi të gatshëm të thyejmë në mënyrë konvencionale rrethin e mbyllur vicioz të mosdashjes të atyre që na drejtojnë dhe përcaktojnë sakaq kushtet e vlerave dhe mosvlerave (këtë ai quan të keqe - mosdashjen për të ndryshuar, për të ecur përpara). Filmi na shtyn të urrejmë shkollën dhe të shohim institucionin si një vend i drejtuar nga perversë dhe sadistë, dhe në mos ndoshta në një shkallë të vogël, tek të gjithë institucionet që i binden një rregulli të vjetër, këto epitete u shkojnë përshtat shumë mirë atyre që drejtojnë.