Drejtori i shkollës: Ka
vetëm një mënyrë për
të përshkruar atë që ti
je, i lig!
F
ilmi në një farë mënyrë bën një
ndarje shumë të beftë midis dy
realiteteve të ndryshme, atë
të vjetrin dhe të riun, atë që po
bie dhe atë gjithnjë, në çdo kohë
pritet të lulëzojë. I riu Erik Ponte
(në film është është shumë e
qartë natyra shumë fashiste e të
përdorurit të mbiemrit - ontologji
për të përcaktuar rolin e tij pas
babait dhe statusin social që ka),
e manifeston rebelimin e tij në
formën më logjike të mundshme,
ai ndodhet në një shkollë e cila karakterizohet nga një sistem
i mbyllur abuzimi i ndërsjellë, sistem që kishte për qëllim
vetëm mbrojtjen e tij nga të dështuarit dhe lëshimit ndaj
tendencave të reja që filmi mundohet t’i fshehë në qoshkun
e pasqarimit. Dhe në fakt edhe për faktin që njerëzit janë
të “këqij” në film nuk ka kurrëfarë sqarimi. Filmi mundohet
të vërë një kanar, me të cilin, krejt në mënyrë abstrakte
përpiqet të peshojë nëvojë për rregulla dhe sadizmin që vjen
prej tyre. Në fakt në të gjithë tërësinë e tij filmi mundohet
t’i japë përgjigje pyetjes nëse ritualizimi i hierarkisë për të
përcaktuar rregullin mund të shmangë sadizmin… Kjo më së
shumti të aplikuar nëpër shkolla, aty dhe ngjarjet zhvillohen.
Sidoqoftë ajo që është e rëndësishme është fakti që sadizmi
vjen nga përsëritja - përtëritja e pafundme e po të njëjtës gjë