Fjalimi i Banketit
Fjalimi i Toni Morrison në banketin e Nobelit, 10
Dhjetor, 1993
Madhërisë suaj, Lartësisë suaj mbretërore, Zonja
dhe Zotërinj,
Hyra në këtë holl e përhumbur përzemërsisht nga
ata që kanë hyrë këtu përpara meje. Shoqëria e
atyre Laureatëve ishte njëkohësisht tmerruese dhe
mikëpritëse meqë në rradhët e asaj liste janë listuar emrat e atyre personave, puna e të cilëve ka
bërë të që unë të njoh të gjitha botët. Përmbledhja
dhe specifikimi i artit të tyre nganjëherë ka prekur
zemrën time për kurajon dhe qartësinë e vizionit të
këtij arti. Madhështia e habitshme me të cilën ata
kanë praktikuar punët e tyre mjeshtërore ka sfiduar dhe ushqyer punën time. Borxhi im ndaj tyre rivalizon borxhin e thellë që i detyrohem AKademisë
Suedeze që më zgjodhi mua të bëhem pjesë e këtyre
laureatëve të shquar.
Në fillim të Tetorit një mikja ime artiste më dërgoi
një mesazh të cilin e mbajta në sekretarinë telefonike për javë të tëra dhe e përsërisja në aparat nganjëherë vetëm që të dëgjoja kënaqësinë drithëruese në
58